Nova Tv bën të ditur se profesorët Vlladimir Millçin, i cili më herët u dekorua nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, si edhe Ljubomir Frçkoski, janë sulmuar verbalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Frçkovski ka bërë të ditur se persona të panjohur i janë afruar dhe e kanë nënçmuar duke e quajtur tradhtar, të cilëve Frçkovski u është kundërvënë.


Ndërkaq profesor Millçin bën të ditur se disa ditë me radhë është kërcënuar dhe nënçmuar nga persona të panjohur, kurse rasti më i freskët ka ndodhur sot. Ai është pyetur se përse nuk del në protestë, ndërkaq është përgjigjur se nuk proteston me ata që sulmojnë gazetarë.

Përgjigjja e personit të panjohur ka qenë se ''tani për tani nuk rrahim askë''./Telegrafi/