LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në Kosovë, Rama: Përulje për policin që dha jetën në krye të detyrës

Sulmi terrorist në Kosovë, Rama: Përulje për policin që dha jetën në krye të detyrës
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke përkujtuar efektivin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb në veri të vendit.

I plagosur mbeti edhe një polic tjetër, që ndodhet jashtë rrezikut.

“Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar kreu i qeverisë.


Pas sulmit terrorist ndaj policisë, situata ishte e qetë gjatë natës në veri
Lexo po ashtu Pas sulmit terrorist ndaj policisë, situata ishte e qetë gjatë natës në veri

Ndërkohë, Kosova e ka shpallur të hënën një ditë zie kombëtare në nderim të policit të vrarë.

Presidentja Vjosa e Osmani njoftoi një ditë më parë: “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori