LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në aeroportin e Ataturkut u krye nga tre kamikazë

Sulmi në aeroportin e Ataturkut u krye nga tre kamikazë

Të paktën 28 persona janë vrarë dhe 60 të plagosur në një sulm nga tre kamikazë në aeroportin më të madh të Turqisë, Ataturkut, sipas zyrtarëve të lartë.

Shpërthimi ndodhi jashtë pikës së kontrollit të sigurisë në hyrje të terminalit ndërkombëtar, pasi policia hapi zjarr mbi ta, sipas një zyrtari turk.


Një zëdhënës i policisë së Stambollit tha për Guardian se “një bombë shpërtheu në aeroport dhe ka shumë viktima”, duke shtuar se numri i saktë nuk dihet ende./Telegrafi/