LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me gaz, Trump: Assad nuk do të tolerohet më

Sulmi me gaz, Trump: Assad nuk do të tolerohet më

“Aksionet e tmerrshme të regjimit të Assad nuk do të tolerohen më”.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin e Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kur gazi vret fëmijë dhe të sapolindur, për mua janë kaluar shumë vija, ajo e kuqe po e po”, ka thënë Trump.


Ai ka theksuar se, administrata Obama ka humbur një mundësi të artë për të zgjidhur krizën siriane.

“Sulmi kimik në Siri ishte i tmerrshëm. Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Ishte një sulm ndaj njerëzimit”, ka vijuar Trump.

Nga sulmi me armë kimike në Siri mbetën të vrarë 72 persona, mes të cilëve 20 fëmijë dhe 17 gra.

Moska zyrtare mohoi që regjimi i Assad ta ketë kryer qëllimisht sulmin dhe refuzoi të njihte projekt/rezolutën e OKB-së. “Këto akuza janë një provokim”, ka thënë Kremlini, transmeton tch.

Ndërkohë, sulmi është dënuar edhe nga ati i shenjtë, Papa Françesku, që ka shprehur keqardhjen dhe e ka cilësuar si “të papranueshëm”.

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori