Sulmi i Barcelonës është i mbipopulluar – ndryshimet janë të pritshme, por kush do të largohet

Memphis Depay është transferimi më i fundit i Barcelonës dhe është bërë pjesë e departamentit të mbipopulluar të Blaugranëve në fazën e sulmit.
Trajneri Ronald Koeman e ka kërkuar holandezin qe një kohë, por arritja e tij do të thotë se tashmë janë tetë lojtarë në garë për tri pozita te katalunasit.
Depay iu është bashkuar emrave, si Lionel Messi, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Francisco Trincao, Martin Braithwaite, Ansu Fati e Sergio Aguero, në fazën ofensive.
Kjo nënkupton se priten largime të sulmuesve, madje edhe nëse Koeman vendos t’i mbajë nga dy lojtarë për secilën pozitë (gjashtë), sërish mbesin dy më shumë.
Rinovimi i Messit

Tema kryesore te Barcelona është rinovimi i kontratës së Messit, e cila skadon më 30 qershor.
Argjentinasi akoma nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Camp Nou, ndërsa i gjithë klubi, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, po bëjnë maksimumin që ta bindin 33-vjeçarin të qëndrojë.
Askush nuk dëshiron që Leo të jetë njëra nga lojtarët që do të largohet, ndërkohë që shpresa e tifozëve është vazhdimi i tij me Barcën.
Roli i Griezmann

Ka spekulime se Blaugranët do t’i dëgjojnë ofertat për sulmuesin francez. Problemi qëndron në faktin se katalunasit kanë edhe 72 milionë euro borxh për 30-vjeçarin, i cili përfiton 20 milionë euro në sezon.
Pak klube mund t’ia ofrojnë një pagë të tillë Antoine Griezmannit, derisa shumë që duhet të paguajnë për të transferimin e tij mund të jetë shumë e lartë për t’u përballuar.
Kthimi i Ansu Fati

Pas fillimit shpërthyes të sezonit 2020/2021, Ansu Fati mungoi në pjesën më të madhe për shkak të lëndimit të gjurit.
Nëse ai rikthehet nga aty ku e la, 18-vjeçari do të jetë si një transferim i ri dhe gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë Blaugranëve pas nënshkrimit potencial të Messit.
Barca as që e mendon shitjen e talentit spanjoll dhe të gjithë presin rikthimin e tij në formën më të mirë dhe shmangien nga lëndimet.
Një klub për Braithwaite

Transferimi i Agueros lë të qartë se Braithwaite nuk ka hapësirë në skuadër. Me shumë mundësi, ai do të largohet, sepse veçmë ka pasur minutazh të kufizuar.
Zhvillimi i Trincao

Në teori, plani për Trinacon është që të vazhdojë të përshtatet te Barcelona edhe për një sezon tjetër.
Anësori portugez nuk i ka arritur pritshmëritë deri më tani dhe ndryshimet taktike në mes të sezonit nuk ishin në favor të tij. Megjithatë, ai është vetëm 21 vjeçar dhe ka premtuar potencial.
Qëllimi është që t’i ofrohet mundësi njëvjeçare që të zhvillohet në ekipin e Blaugranëve, sidoqoftë nëse klubi merr ndonjë ofertë, atëherë do ta shqyrtojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buffon lavdëron Juvenutsin pas ardhjes së Tudor: Tani ekipi ka unitet

Deklarata e fundit e Al Khelaifit thuhet se tërthorazi ishte për Mbappen, pasi PSG fituan titullin në Ligue 1

A do të mundet Arsim Thaqi ta rregullojë dëmin që shkaktoi Jean Michel Cavalli – ai njëherë ia kishte dalë me Prishtinën

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

"Nuk është mjaftueshëm inteligjent" - Guardiola e mori për ta zëvendësuar Rodrin, tani e sheh vetëm si mbrojtës krahu

Humbja e penalltive, Ancelotti merr një vendin që futet menjëherë në fuqi nga ndeshja ndaj Arsenalit

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

A do të mundet Arsim Thaqi ta rregullojë dëmin që shkaktoi Jean Michel Cavalli – ai njëherë ia kishte dalë me Prishtinën

A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje