Reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike në lidhje me incidentet në Kosovë është aq banale sa që pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht, thotë Aleksandar Sekuloviq, bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Aleancës së antifashistëve të Serbisë.
Ai shton se këto incidente janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën.
Interesi jetik i asaj politike të çoroditur dhe të paarsyeshme të Serbisë, thotë ai, është të tregojë se Kosova politikisht dhe kulturalisht është “minore”, e paaftë për jetë të pavarur, që do të thotë se duhet të kthehet nën kujdesin e Serbisë.
Sekuloviq në një intervistë për The Geopost, thekson se nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb në rajon, jo vetëm në Kosovë, “si dhe pritshmëria e autoriteteve serbe që administrata Trump do ta mbështesë këtë politikë ‘muskujsh’, atëherë mendoj se periudha në vazhdim do të sjellë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve”.
Kur flasim për sulmin terrorist në Banjska vitin e kaluar dhe sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lepenc, si e vlerësoni retorikën politike dhe reagimet e autoriteteve serbe?
Sekuloviq: Reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike lidhur me incidentet në Kosovë është aq banale saqë pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht.
Sipas tyre, pala serbe nuk ka lidhje me ato ngjarje dhe fajtor për gjithçka është kryeministri Kurti.
Ata gjoja distancohen nga ato ngjarje dhe në thelb i perceptojnë si të tyret, gjë që më së miri shihet nga fakti se në Serbi u shpall zi kombëtare për shkak të rënies së disave në Banjskë, si dhe nga fakti se ata që vdiqën, në mediat qeveritare cilësohen si “heronjtë serbë”.
Duke qenë se elita politike e Serbisë shpesh akuzonte autoritetet e Kosovës se nuk janë në gjendje të garantojnë stabilitet dhe siguri, si do ta vlerësonit pretendimin se këto incidente mund të jenë përpjekje për të destabilizuar Republikën e Kosovës?
Sekuloviq: Ato incidente janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën. Në një bisedë me organizatën e tij rinore në Qendrën Sava, Vuçiq tha “nuk do ta japim KM-në”, gjë që dukej si betim.
Interesi jetik i asaj politike perverse dhe të paarsyeshme është të tregojë se Kosova është politikisht dhe kulturalisht “minore”, e paaftë për jetë të pavarur, se autoritetet e saj nuk mund të garantojnë paqen dhe stabilitetin, që do të thotë se duhet të kthehet nën kujdesin e Serbisë.
A mendoni se autoritetet në Serbi i mbështesin drejtpërdrejt apo tërthorazi këto veprime dhe si e shihni rolin e strukturave politike dhe ushtarake serbe në Kosovë në krijimin e një atmosfere të favorshme për këto incidente? Mendoni se mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm në të ardhmen?
Sekuloviq: Edhe kur autoritetet serbe dhe degët e tyre në Kosovë nuk janë të angazhuara drejtpërdrejt në këto veprime, ato me përshkrimin e tyre skizofrenik dhe gënjeshtar të situatës në Kosovë, krijojnë një atmosferë më të gjallë në Serbi nga e cila në mënyrë legjitime lindin incidente, trazira dhe konflikte.
Është e qartë, pra, se situata po rëndohet qëllimisht sepse ky është përcaktim strategjik i sipërmarrësve të “botës serbe”, pra kleronacionalizmit serb. Kjo mund të shihet në të gjithë rajonin, jo vetëm në Kosovë. Nga entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë, shpallin paralizën e plotë të institucioneve të Bosnje-Hercegovinës, si prelud të shkëputjes; në Mal të Zi egërson klero-nacionalizmi serb, arreston dhe mban të pafajshëm nëpër burgje për vite me radhë dhe tani paralajmëron një performancë edhe më intensive me këngën “Bëhuni gati, bëhuni gati çetnikë…”. Madje edhe presidenti Milatoviq u shpreh ashpër kundër veprimeve antievropiane dhe antikushtetuese të shumicës në pushtet. Në “tapet” është gjendur edhe Kroacia sepse, gjoja, qëllimi i saj kryesor është rrëzimi i Serbisë dhe Vuçiqit, siç pretendon e zgjuara Ana Brnabiq.
Prandaj, nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb, si dhe pritshmëria e autoriteteve serbe që administrata Trump do të mbështesë këtë politikë “muskulare”, atëherë mendoj se periudha në vijim do të sjellë përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve.
Në Serbi po zhvillohen protesta masive të studentëve. Si i vlerësoni dhe a shihni ndonjë lider opozitar serb që do ta çlironte Serbinë nga regjimi autoritar i Vuçiqit?
Sekuloviq: Mendoj se këto protesta janë pasojë e mungesës së dialogut social dhe e mbingopjes së shoqërisë, jo vetëm të studentëve, me figurën faraonike të Aleksandër Vuçiqit dhe leksionet e tij arrogante në televizion.
Nga ky këndvështrim, protestat do të duhej t’i drejtoheshin vetë karakterit të qeverisë, arrogancës dhe arbitraritetit të saj, bindjes së saj të hekurt se mund të bëjë gjithçka që i shkon në mendje.
Një linjë tjetër veprimi duhet të jetë kritika ndaj politikës së Serbisë ndaj fqinjëve të saj, kritika ndaj mentalitetit të “gjendjes së rrethimit” dhe krijimi artificial i frikës ndaj njerëzve me të cilët jetojmë.
Bëhet fjalë thjesht për një distancim të qartë nga klero-nacionalizmi serb.
Besoj se një qasje e tillë do të prodhonte personalitete që mund të kryejnë me sukses poste drejtuese në shtet./The Geopost/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Drilon Iseni me profesion të ri: Jam në betejë të imazhit, avokatët kanë angazhim dinamik
ATIK u dorëzon partive politike propozimin për zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri