“Buckingham Palace” është mbyllur dhe rreth tij është krijuar një perimetër sigurie, pas arrestimit nga policia të një agresori që ka sulmuar me thikë dy oficerë të armatosur policie, përpara syve të turistëve të frikësuar.
Policia ndaloi të dyshuarin në 20:35 me orën lokale, e zbuluan se ai mbante një armë të ftohtë, ndërsa gjatë përpjekjeve për ta arrestuar atë kanë pësuar lëndime të lehta në krah.
Ai u arrestua nën dyshimin për dëmtime të rënda trupore dhe sulm ndaj policisë, vetëm pak metra larg “Buckingham Palace”, jashtë të cilit ka një prani të shtuar të Policisë Metropolitane.
Dëshmitarë të shokuar nga vendngjarja shkruan menjëherë mbi sulmin në rrjetin social “Twitter”. Ata sugjerojnë se agresori i dyshuar mbante një shpatë, ndërsa disa të tjerë e përshkruan si hanxhar.
Fotografi të publikuara “online” shfaqin makina të shumta policie jashtë ndërtesës, ndërsa një perimetër sigurie është krijuar më pas nga oficerë të armatosur.
Policia Metropolitane konfirmoi se asnjë person tjetër nuk është plagosur gjatë incidentit. Një zëdhënës tha se “oficerët ndodhen në vendngjarje, pranë një qendre tregtare jashtë Buckingham Palace. Një person është ndaluar, e gjatë përpjekjeve për ta arrestuar, dy oficerë policie pësuan lëndime të lehta. Shërbimi i Autoambulancave të Londrës është thirrur menjëherë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, të cilët nuk janë transportuar në spital. Askush tjetër nuk raportohet i plagosur, megjithatë oficerët do të qëndrojnë në vendngjarje, ndërsa hetimet kanë nisur”.
Mbretëresha Elizabeth ndodhet aktualisht në rezidencën e saj skoceze, Balmoral.
#buckinghampalace excellent job once again from police. Very quick on the case pic.twitter.com/lTQ6SJy8Cs
— Rach King (@rachking93) August 25, 2017
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?