Tre persona besohet të jenë qëlluar me thikë për vdekje në një hotel në qendër të qytetit të Glasgow.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se një i dyshuar ishte qëlluar për vdekje nga policia, përcjell Telegrafi.


Federata Skoceze e Policisë ka konfirmuar se një oficer policie ishte goditur me thikë.

Policia e armatosur mbetet në vendin e ngjarjes jashtë Park Inn në Rrugën West George.

Një deklaratë nga Policia skoceze tha se situata ishte "e përmbajtur" dhe nuk kishte asnjë rrezik për publikun e gjerë.

Sekretari Skocez i Drejtësisë Humza Yousaf ka cekur se qeveria po informohej për situatën. /Telegrafi/