LAJMI I FUNDIT:

Sulejman Rexhepi: E Xhumaja në Xhami, vaktet tjera në shtëpi

Sulejman Rexhepi: E Xhumaja në Xhami, vaktet tjera në shtëpi

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Ul Ulema Sulejman Efendi Rexhepi theksoi se Bashkësia Fetare Islame ndjek nga afër situatën me virusin Korona dhe se respekton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai me këtë raste nënvizoi se namazi i Xhumasë duhet të falet në objekt fetar, në Xhami, derisa vaktet tjera sugjeroi që besimtarët t’i kryejnë në mënyrë individuale nëpër shtëpitë e tyre.


“Në një konkluzion të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet, se çdo vend publik ku mund të bashkohen, mund të takohen mbi 1 mijë vetë, aty ekziston mundësia që diçka të përvidhet dhe të përçohet, sa i përket virusit Korona. Nëpër Xhamiat tona mund të ketë maksimalisht 100, 200, 300 persona që falin Xhumanë. Sa u përket vakteve tjera, preferenca jonë është, më tepër duhet besimtarët të ti kryejnë në shtëpi në mënyrë individuale. E gjithë puna është në namazin e Xhumasë, i cili patjetër e ka të falet në objekt publik dhe i udhëhequr. Dhe ajo që dua ta theksoj me këtë rast, nuk duet askush ta vret mendjen se nëpër Xhamia eksiton ndonjë mundësi që mund të përhapet virusi atje. Komplet xhamitë masën e dezinfektimit e kanë të përditshme”, u shpreh Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë mbyllja e plotë e xhamive sipas Reisit do të shkaktonte panik tek qytetarët.

“Ne nëse si BFI dalim me qëndrim që t’i mbyllim xhamitë, së pari fetarisht nuk është në rregull, islamikisht nuk është në rregull dhe mua më krijon përshtypje se ne atëherë e kultivojmë çështjen e panikut, a ta kultivosh panikun është me e keqe se virusi korona”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori