Duhanpirësit kanë 60 deri në 80 për qind më shumë gjasa të shtrohen në spital nëse infektohen me coronavirus, dhe gjithashtu vdesin më shpesh nga COVID-19, tregojnë të dhënat.
Një studim i kryer në Oksford kundërshton kërkimin e botuar në fillim të pandemisë, i cili sugjeron që pirja e duhanit mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër virusit. Ky hulumtim u tërhoq më vonë pasi u zbulua se disa nga autorët kishin lidhje financiare me industrinë e duhanit.
Studime të tjera nëse pirja e duhanit shoqërohet me një rrezik më të lartë të COVID -19 të rëndë kanë dhënë rezultate të paqëndrueshme.
Një problem është se shumica e këtyre studimeve ishin të natyrës vëzhguese, duke e bërë të vështirë përcaktimin nëse pirja e duhanit është shkaku i rritjes së rrezikut apo nëse diçka tjetër nuk është në rregull.
Ashley Clift nga Universiteti i Oksfordit dhe kolegët e saj u mbështetën në të dhënat mjekësore, rezultatet e testit të coronavirusit, të dhënat e pranimit në spital dhe certifikatat e vdekjes për të identifikuar lidhjen midis pirjes së duhanit dhe coronavirusit nga janari deri në gusht 2020.
Ata gjithashtu përdorën të dhëna nga 421.469 pjesëmarrës në një studim të mëparshëm britanik Biobank – përbërja gjenetike e të gjithë atyre u analizua gjithashtu.
Krahasuar me ata që nuk kishin pirë duhan, duhanpirësit e tanishëm kishin 80 për qind më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe dukshëm më shumë gjasa të vdisnin nëse infektoheshin.
Clift dhe ekipi i saj përdorën një teknikë të quajtur Mendel randomization, dhe në veçanti morën parasysh faktorët gjenetikë që rrisin gjasat që dikush të jetë duhanpirës ose se do të pijë duhan shumë.
Teknika vuri në dukje një lidhje midis pirjes së duhanit dhe rezultateve më të dobëta të COVID-19, duke zbuluar se një predispozitë gjenetike ndaj pirjes së duhanit ishte e lidhur me një rrezik 45 për qind më të lartë të infeksionit dhe një rrezik 60 për qind më të lartë të shtrimit në spital.
Predispozita gjenetike ndaj pirjes së duhanit “të rëndë” u shoqërua me dyfishin e rrezikut të infeksionit, një rrezik pesëfish më i lartë i pranimit në spital dhe një rrezik dhjetëfish më i lartë për të vdekur nga virusi, zbuloi ekipi.
“Rezultatet tona sugjerojnë fuqishëm se pirja e duhanit shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të një forme më të rëndë të COVID, pasi ndikon në një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe të gjitha atyre kushteve të tjera që ne dimë se janë të lidhura me pirjen e duhanit. Tani mund të jetë një kohë e mirë për të lënë duhanin,” tha Clift, përcjell Guardian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

I traumatizuar nga tërmetet, turku jeton që dy vite në shpellë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?