LAJMI I FUNDIT:

Studim i rëndësishëm: Vozitësit e etur për ujë janë të rrezikshëm po aq sa të dehurit!

Studim i rëndësishëm: Vozitësit e etur për ujë janë të rrezikshëm po aq sa të dehurit!

Shoferët që nuk kanë pirë ujë sa duhet, bëjnë po aq gabime në komunikacion sa ata që janë mbi nivelin e lejuar të dehjes me alkool.

Studimi i ri hedh dritë mbi rastet e shoferëve të cilët drejtojnë veturën, përderisa janë të etur dhe të dehidruar.

Të gjithë ata që kanë pirë vetëm 25 mililitra ujë për një orë, kanë bërë po aq gabime sa edhe ata që kanë qenë mbi nivelin e lejuar për vozitje.


Hulumtuesit nga Universiteti i Loughboroug, kanë kryer këtë eksperiment me disa vullnetarë të cilët i kanë detyruar të mos pinë ujë e të vozisin, transmeton Telegrafi.

Në sensorët që ua kanë vënë në vetura, ata kanë regjistruar shumë gabime gjatë vozitje së tyre si të etur, në krahasim me vozitjet kur ata janë në gjendje normale.

Ky studim që është botuar në Zhurnalin e Psikologjisë dhe Sjelljes, tregon për rrezikun që mund të gjejnë shoferët nëse vozisin të etur.

Po i njëjti studim tregon se vozitja në veturë të nxehtë përbën problem të shtuar, sepse nxitet dehidrimi – posaçërisht tek rrugëtimet e gjata dhe pa ndalesa për të kryer nevojën. /Telegrafi/