Ish-studentja e Rochester Institute of Technology (R.I.T.), Lauren Peace fitoi bursën prestigjioze Fulbright në gazetari për vitin akademik 2018-19. Peace do të jetë një nga më shumë se 1.900 qytetarët amerikanë e cila do ta ketë mundësinë për të studiuar, kryer hulumtime dhe për të dhënë mësim jashtë shtetit vitin e ardhshëm, nga programi studentor i Fulbright, i cili mbikëqyret nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Bordi i Jashtëm i Fulbright, J. William.
Peace do të zhvillojë një projekt hulumtimi gazetaresk në Kosovë për të shqyrtuar tregimet e grave kosovare që kanë vepruar si katalizatorë për ndryshime shoqërore dhe politike.
“Shume nga gratë që takova në Kosove ishin të forta, të motivuara, pasionante, intelegjente të cilat luftonin fortë për ndryshim në shtetin e tyre duke bërë një punë te jashtëzakonshme në skenën globale” ka theksuar Lauren Peace, e cila ka pranuar financim per të drejtuar një projekt hulumtues në gazetari për gratë në Kosovë.
Peace është një ish studente në Rochester Institute of Technology (R.I.T.), e cila në vitin akademik 2018-19 ka fituar bursën Fulbright në gazetari.
Ajo është frymëzuar për të marrë pjesë në këtë projekt pas pjesmarrjes në Programin Veror në R.I.T. Kosovë me temën “Peace and Conflict Summer Program” në vitin 2016. Ky program fokusohet në konfliktin në Kosovë në fund të shekullit XX, një periudhë e transformimit dhe zhvillimit.
E mahnitur me forcën dhe motivin e grave në Kosovë, dhe e befasuar për mungesën e shkrimeve të dokumentuara për to, Peace e konsideroi këte projekt të duhur për të, duke marrë parasysh se ishte vetë me profesion gazetare dhe kishte interesim pë lëvizjet dhe të drejtat e grave.
Ajo ka thënë se i është shumë mirënjohëse R.I.T-së për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë studimeve dhe tani në jeten profesionale. Ajo ende pranon këshilla dhe mentorim nga profesorët e gazetarisë me të cilët takohet. Peace pos tjerash ka theksuar se përvoja e saj si studente në R.I.T.e ka mësuar për lidershipin dhe punën ekipore të cilat mendon t’i transmetojë tek rinia kosovare.
Peace është studentaja e 21-të fituese nga R.I.T.që nga viti 1965. Seleksionimi i fituesëve të bursës Fulbright bëhet duke marrë si bazë arritjet akademike dhe profesionale, si dhe potencialin e tyre për lidership në fushat e përkatëse. James Myers, Dekan për Edukim Internacional dhe Program Global ka theksuar që është shumë krenar për studentët e R.I.T-së që vazhdimisht po vlerësohen në mes te grupit te fituesve të bursës Fulbright në arenën kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania