Një student sllovak që mori një çmim në pallatin presidencial për pjesëmarrjen në një konkurs matematike, ka refuzuar të shtrëngojë duart me presidentin sllovak Peter Pellegrini.

Studenti, Simon Omaník, u nderua me një medalje bronzi në Olimpiadën e Matematikës së Evropës Qendrore nga Ministri i Arsimit, Tomáš Drucker, transmeton Telegrafi.


Kur ministri sugjeroi që Omaník t'i jepte dorën presidentit Pellegrini, i cili qëndronte pranë tij, studenti nuk pranoi - edhe pse presidenti e kishte zgjatur tashmë dorën.

Pas momentit të vështirë, Omaník, Drucker dhe Pellegrini pozuan së bashku për një foto në grup, transmeton Telegrafi.

Asnjë shpjegim i detajuar nuk është dhënë nga mediat sllovake se përse Omaník, i cili ndjek vijon mësimin në një shkollë të mesme në Bratislavë, refuzoi t'i jepte dorën Pellegrinit.

Megjithatë, një fjongo e madhe me ngjyrat e flamurit të Ukrainës mund të shihet në xhaketën e studentit. /Telegrafi/