LAJMI I FUNDIT:

Studenti kosovar ka hedhur idenë e krijimit të përfaqësueses së Kosovës në E-Sport, sport ky me shumë përfitime financiare

Studenti kosovar ka hedhur idenë e krijimit të përfaqësueses së Kosovës në E-Sport, sport ky me shumë përfitime financiare

Disa të rinj të Prishtinës, tashmë janë pjesë e rrjetit më të madh të lojërave në botë, që ka rreth 200 milion ndjekës.

Madje, ata tashmë kanë krijuar edhe ekipin e tyre, më të cilin çdo ditë konkurrojnë me të rinjtë nga tërë bota.


Por, për Trim Sylën, student, kjo nuk është e mjaftueshme.

Ai insiston që Kosova të ketë ekip kombëtar në E-Sport, duke iu bashkuar shumicës së shteteve të botës.

“Bashkëmoshataret e mi kanë shumë talent për këtë lloj sporti. Por, talenti i tyre duhet të zhvillohet përmes mbështetjes institucionale. Ne kemi talent, kapacitete që të krijojmë ekipin tonë kombëtarë dhe të konkurrojmë me botën”, ka thënë Syla.

Sipas tij, në momentin që Qeveria e mbështetë këtë lloj sporti (E-SPORTS), lojtarët e këtij sporti marrin titullin e atletëve profesional.

Në Kosovë sipas tij, ekzistojnë ekipe të tilla, të cilat krijohen me vullnetin e të rinjve, por nuk marrin përkrahje të mjaftueshme dhe ngecin, në pamundësi të sigurimit të fondeve të cilat nevojiten për pajisjet e duhura që nevojitet në rast të ndonjë udhëtimi jashtë vendit, ku zakonisht mbahen turnirë të kategorive të ndryshme, me mundësi të mira dhe me çmime për ata që triumfojnë.

“Nga ky sport ka shumë përfitime financiare dhe me pak subvencione dhe përkrahje të Qeverise së Kosovës, përkatësisht Ministrisë se Inovacionit, të rinjtë tanë GAMER jam i sigurt që do arrinin që ato fonde të cilat i janë dhënë për atë qëllim t’i kthejnë në kontribut të shtetit dhe kësaj “industrie” të E-Sporteve në Kosovë”, ka thënë Syla.

Ai ka thënë se do të punojë shumë në këtë drejtim që lojtarët e këtij sporti në Kosovë, të jenë “atletët” tanë profesional në arenën ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë të bëhen ambasadorë tanë në botë.

E-Sports apo ndryshe i njohur si Sportet Elektronike, Gamingu Profesional, Pro Gaming, është një lloj kompeticioni që suportohet nga sistemi elektronik përkatësisht video lojërat.

Në këtë sport përdoren shkathtësitë trupore dhe mendore, ai mund të konsiderohet sport i rangut te njëjtë me shahun.

Këtu vihen në bashkëpunim, imputi i lojtarëve përmes kompjuterit, zakonisht këta lojtarë së bashku formojnë një ekip, dhe fillojnë të garojnë mes ekipeve tjera dhe këtu fillon konkurrenca mes tyre dhe organizohen turne të ndryshme anembanë botës.

Gjithçka varet nga lojtari që luan këtë lojë por janë disa lloje të lojërave të cilat luhen MultiPlayer (MOBA) si League of Legends, Dota 2, CS GO, që shumë shpesh, rrjedha e lojës varet nga përpjekja e secilit lojtar dhe puna në grup.

Këtij grupi i duhet një lider që luan bashkë me ta ndryshe në anglisht “shot caller”, që e dirigjon strategjinë e ekipit gjatë lojës, ndërsa trajneri i jep këshillat dhe taktikat para se ata lojtare të hyjnë në lojë.

E-sports ka evoluar tej mase madje suksesi i saj, ka tejkaluar edhe disa sporte me renome botërore si: NBA, NFL në shikueshmëri dhe në popullaritet.

Futbolli i NFL mbetet sporti më popullor i spektatorëve në Shtetet e Bashkuara, por një sfidues i ri për atë fron është shfaqur.

Më shumë njerëz po luajnë dhe po ndjekin eSports – njerëzit që luajnë lojëra kompjuterike konkurruese si Lidhja e Legjendave dhe DOTA2 – sesa janë duke luajtur finalet e NBA Finalja, Seri Botërore ose BCS.

League of Legends Sezoni 3 Kampionati Botëror, i cili u organizua në një Staples Center të shitur në Los Anxheles, tetor të vitit të kaluar, kishte 32 milionë shoferë. Kjo është më shumë se dyfishi i Series Botërore dhe NCAA Final Four.

2014 Super Bowl u transferua nga rreth 111.5 milionë njerëz, por shikueshmëria e E-Sports është dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Në janar, krijuesi i League of Legends Riot Games njoftoi se loja ka 67 milionë përdorues mujorë (worldwide).

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Kalo në kategori