Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Qendrës për studimin dhe ndihmën e parë për breshkat detare në Patok të Shqipërisë dhe Fakultetit të shkencave matematikore natyrore të UP-së, studentë të ekologjisë të Universitetit të Prishtinës kanë ndjekur nga afër hulumtimet dhe punën praktike që bëhet me breshkat detare por që hasen në grykëderdhjet e lumenjve Drin dhe Mat në detin Adriatik.
Breshkat detare konsiderohen si krijesat më antike në Tokë, prandaj është shumë me rëndësi kërkimi shkencor dhe ruajtja e tyre, raporton Veriu.info.
Në këtë aktivitet që u organizua me rastin e Ditës së biodiversitetit, studentë e UP-së, nga drejtuesit e kësaj qendre profesori Idriz Haxhiaj, herpetologu më i njohur shqiptar, si dhe Vilma Piroli, specialiste për kujdesin ndaj breshkave, përveç shpjegimeve për biologjinë dhe ekologjinë e breshkave detare që janë prezentë në Zonën në fjalë, kanë bërë edhe lëshimin në det të hapur të një breshke të kapur më parë në brigjet e Adriatikut në atë zonë, dhe të markuar me shenjën Albania.
Profesoresha në departamentin e biologjisë në FSHMN të UP-së në Prishtinë, Linda Grapci-Kotori, e cila në aktivitet ishte bashkë edhe me profesorët e shumë gjeneratave të biologëve në Kosovë, Esat Hoxha dhe Esat Dauti, thotë se përveç punës praktike që bëhet me studentë, me bashkëpunimin me këtë qendër studentët kishin rastin të njihen me punën praktike dhe kërkimore që bëhet aty.
Ndërsa Alban Hyseni, asistent në Fakultetin e Shkencave të natyrës, thotë se ky ka qenë bashkëpunimi i parë mes FSHMN-së në Prishtinë dhe kësaj qendre, e që synojnë që tani e tutje të jet i rregullt.
Edhe studentët e ekologjisë janë shprehur të kënaqur nga puna praktike me punën praktike që është bërë në atë qendër. Studenti Selim Misini, shprehet i impresionuar me përvojën që studentët patën për të mësuar për ekologjinë e breshkave detare. Në tri vitet e studimit në UP, ai thotë se kjo ka qenë përvoja më e mirë që ka bërë në punë praktike në terren.
Sot breshkat detare konsiderohen si krijesat më antike në Tokë, duke u bazuar në faktin e ekzistimit të tyre qysh para 110 milion vitesh (Qysh nga koha e Dinosaureve).
Që nga ajo kohë e deri më sot ekzistojnë 7 lloje prej 210 llojeve të cilat mendohet që kanë ekzistuar.
Këto 7 lloje mes veti karakterizohen me veçori specifike duke filluar nga madhësia, aftësia riprodhuese si dhe jetëgjatësia.
Kuriozitet:
‘Kemp’s ridley’ si breshka detare me e vogël me gjatësi 0.763 cm dhe me peshe 36-45 kg
Leatherback ose ndryshe breshka kurriz-lëkurore si breshka detare me e madhe me gjatësi 1.8 m dhe peshe afro 900 kg.
Jetëgjatësia e breshkave detare gjithashtu është karakteristike për llojin e caktuar duke variuar nga mbi 90 vite për disa lloje e deri mbi 300 vite.
Ajo që i karakterizon breshkat detare është determinimi i gjinisë së vezëve të ardhshme të cilat do të japin pasardhës. Gjinia tek këta organizma përcaktohet nga temperatura e bregut në të cilën kanë kaluar folenizimin.
Kështu temperaturat mbi 30 gradë celzius japin individët femëror, përderisa temperaturat nën 30 gradë Celsuis, japin individ mashkullor.
Breshkat detare janë të përhapura edhe në Shqipëri, ku me e përhapura është lloji Careta careta (Loggerhead) e Zakonshmja e detit. Llojet tjera janë pak të përhapura si Chelonia mydas (Green turtle) ose Breshka e gjelbër. /Veriu.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?