Strukturat paralele të cilat e kontrollojnë një objekt komunal në lagjen e Boshnjakëve, në fillim të shtatorit ishin paralajmëruar se duhet të largohen nga aty.
Vendimi i Komunës së Mitrovicës Veriore nuk ishte zbatuar dhe ishte kundërshtuar ashpër nga partitë serbe por edhe kritikuar nga përfaqësues ndërkombëtar.
Më 8 shtator, kryetari Erden Atiq afatin e lirimit të ndërtesës e kishte shtyrë deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal.
Në institucionin i cili kontrollohet nga strukturat paralele… shërbimet po vazhdojnë normalisht. Kohë pas kohë punonjësit me të parë interesimin e mediave po afrohet tek dritaret. Madje ka persona që qëndrojnë edhe në hyrje të objektit.
Më shumë se dy muaj pas këtij vendimi ende nuk dihet nëse Inspektorati Komunal e ka gati raportin.
Drejtori i Inspektoratit Komunal, Fatir Berzati: Për çdo pyetje që e keni adresojuni Kabinetit të Kryetarit.
Gazetari: Po ata po na thonë që ju jeni kompetent për këtë çështje.
Berzati: Për çdo pyetje që e keni adresojuni kabinetit të kryetarit.
Gazetari: Po ju edhe herën e kaluar më keni thënë njëjtë nuk doni me fol as sot nuk po doni a?
Berzati: Jo.
Megjithatë, edhe këshilla e Berzatit nuk jep rezultate.
“Për sot nuk e besoj sepse kryetari është në takim sot, jemi në kontakt po foli edhe me Kryetarin (Erden Atiqin)”, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit, Visar Syla.
Ideja se mund t’i largojnë nga ky objekt i ka aktivizuar punonjësit që sipas banorëve lokal po bëjnë roje edhe ditën edhe natën.
“Jam edhe banor i lagjes, aty janë me ndërrime 24 orë ku po ruhet ai objekt prej punëtorëve administrativ në kuadër të asaj zyre, sepse aty qëndrojnë disa zyrë që janë për fondin pensional, janë për zyrën e ashtuquajtur Kosova-Metohi, janë si zyra të komunës së Vushtrrisë”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit, Nedzad Ugljanin.
Ugljanin që është edhe Kryesues i Kuvendit Komunal, mendon se ky objekt po ruhet dhe është në plan që të kthehet në zyrë administrative për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ai objekti po ruhet për qëllime të tjera politike, sepse qaty e kanë parasysh (plan) me e krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka shtuar Ugljanin.
Nisma për lirimin e objektit të kontrolluar nga strukturat paralele, nuk ishte mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtarë, edhe shkaku i tensioneve të krijuara paraprakisht.
Përveç këtu, strukturat paralele, funksionojnë edhe në disa objekte të tjera në veri duke ofruar një varg shërbimesh për serbët që jetojnë në Kosovë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Shtegu i Ngjyrave në Parkun “Korab-Koritnik”, gjithnjë dhe më i kërkuar nga vizitorët

PTHP-Maqedoni: Po zhvillohen seancat për caktimin e paraburgimit për të dyshuarit në rastin e zjarrit në Koçan

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Rama: Baba iku krenar, Hashim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore