LAJMI I FUNDIT:

Struga e Ohri, lider për nga shpërngulja e banorëve (Video)

Struga e Ohri, lider për nga shpërngulja e banorëve (Video)

Struganët shprehen të zhgënjyer me qëndrimin e shtetit dhe se pa librezë partie vështirë se gjendet punë në Strugë. Ata thonë se me asistencë sociale prej 1000 denarësh nuk mund jetohet. Ndoshta kjo është një arsye siç thonë për ikjen gjithnjë e më të madhe të të rinjve nga qyteti, njofton Alsat-M.

Shqetësuese është edhe papunësia e lartë. Nga Qendra për punësim në Ohër e Strugë thonë se gjithnjë e më shumë persona ç’lajmërohen sepse ikin jashtë vendit.


“Kohët e fundit, po rritet numri i njerëzve që e braktisin vendin apo ç’lajmërohen nga evidenca. Kemi mungesë të personelit mjekësor, apo mjekëve. Siç është bërë trend tanimë mjekët e braktisin vendin”, tha për Alsat-M, Maja Tasheva Bitkoska nga Qendra për punësim në Ohër.

Një studim i kohëve të fundit nga Këshilli i Rinisë në Ohër tregon se të rinjtë po largohen sepse nuk shohin perspektivë, nuk mundin ta zgjidhin çështjen banesore dhe të punësohen në bazë të profesionit të tyre. Rajoni i Ohrit e Strugës është lider në shtet për numrin e shpërnguljeve. Shifrat zyrtare tregojnë se deri në vitin 2015 vendin e kanë braktisur rreth 15,000 njerëz./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=eveX5esyMLk