Java e 21-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut nisi me dy përballje ku protagonistë ishin ekipet shqiptare, Bashkmi mori tri pikë, ndërsa Struga vazhdon të humbë ritmin me kreun pas barazimit të radhës, njofton Telegrafi.

Bashkimi arkëtoi tri pikë të arta në Kumanovë, duke mposhtur FC Shkupin me 2-0. Pas një pjese të parë pa gola, vendasit e zgjidhën ndeshjen brenda gjashtë minutave në fillimin e pjesës së dytë. Nikel Ronaldo Or realizoi për 1-0 në minutën e 52-të, ndërsa Ribeiro dyfishoi menjëherë më pas. Shkupi pati mundësi të rikthehej në lojë, por dështoi nga penalltia në minutën e 75-të. Me këtë fitore, Bashkimi forcon shpresat për mbijetesë.


Ndërkohë, AP Brera nga Strumica ndali në barazim 0-0 FC Struga Trim-Lum. Edhe pse Struga pati posedim më të madh të topit, Brera u tregua më konkrete në rastet e krijuara. Mysafirët shtuan presionin në pjesën e dytë, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen vendase.

Kështu, java u hap me rezultat pozitiv për Bashkimin dhe një pikë me vlerë për Brerën, ndërsa Struga humbi terren në garën për kreun. Java e 21 vazhdon me duelet e radhës: Nesër (04.03. 14:00) përballen Arsimi - Tikveshi dhe Makedonija Gj.P - Rabotniçki. Të enjten luhet derbi i javës, (05.03. 14:00) Vardari - Shkëndija dhe 16:00 Pelisteri - Sileksi. /Telegrafi/

telegrafi sport app