Rap-artisti i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj - Stresi, këto ditë ka qenë në vëmendje të publikut.

Kjo pasi u tha se ka prishur sërish marrëdhëniet me Noizyn, në një lojë që nisën para lansimit të bashkëpunimit të tyre “Medalioni”.


I njëjti së fundmi ka dhënë një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku ka sqaruar të gjitha gjërat.

Screenshot 14 15 Foto: Screenshot/YouTube

Fituesi i Big Brother VIP Kosova u ngacmua edhe për gjëra të tjera e mes tyre edhe për jetën private.

Ai i pyet për raportin me ish-partneren e tij, Keisin, pasi e përmendi vazhdimisht gjatë BBVK-së.

Screenshot 15 14 Foto: Screenshot/YouTube

Në pyetjen se me kë nuk do të martohej kurrë, artisti përmendi gazetaren Zhaklin Lekatari.

Megjithatë, 36-vjeçari nuk dha ndonjë arsye konkrete në lidhje me këtë apo përse bëri një deklaratë të tillë. /Telegrafi/