LAJMI I FUNDIT:

Stresi për Cllevion: Po bën gabime, por i falen se e kam shok që 20 vite

Stresi për Cllevion: Po bën gabime, por i falen se e kam shok që 20 vite

Reperët shqiptarë, Arkimed Lushaj – Stresi dhe Kleviol Ahmeti – Cllevio, ruajnë një miqësi prej shumë vitesh.

Dyshja e njohur në Shqipëri janë më shumë se 20 vite shokë, përkundër disa reagimeve e shkrimeve që janë bërë në rrjete sociale, pas sherrit të bujshëm të Cllevios me reperin tjetër të njohur, Noizyn.

Stresi ka qenë i ftuar së fundmi në “Prive”, ku ka folur për jetën, karrierën, raportin me Noizyn e krejt në fund edhe për Cllevion.


Foto: Screenshot/YouTube

“Ai është një djalë shumë i mirë. Ka një familje të mrekullueshme, nuk e keni idenë çfarë familje ka ai djalë. Djali ka nevojë për mbështetjen tonë gjithmonë. Për sa i përket këtyre budalliqeve që ndodhin janë gjëra të momentit. Ngjarje që duhet t’i lëmë pas krahëve se kemi një shoqëri prej 20 viteve. Unë e dua fort, e përshëndes atje ku është dhe i them më qetë”, ka thënë artisti.

“Ai është një talent, i duhet që të ec para me muzikën dhe jo të merret me live-t. Mos harro, kush kemi qenë”, vazhdoi më tej 36-vjeçari.

Paraqitja në koncertin e Noizyt, Stresi: Ka qenë një emocion i madh, do të kemi edhe shumë gjëra bashkë
Lexo po ashtu Paraqitja në koncertin e Noizyt, Stresi: Ka qenë një emocion i madh, do të kemi edhe shumë gjëra bashkë

I pyetur nëse është munduar që t’i qetësojë gjakrat ndërmjet Noizyt e Cllevios, Stresi nuk ka munguar me një përgjigje.

Foto: Screenshot/YouTube

“Çdo gjë që po e bën është duke e bërë gabim, por janë gabime që i falen çdokujt, çdo shokut se kemi një njohje prej 20 viteve, nuk janë pak. Mesazhi im për të është të jetë me këmbë në tokë, të gjithë kemi bërë gabime por kemi qenë në një moshë më të vogël jo tani”, shton ai.

“Kemi ndikuar maksimalisht, jo vetëm unë por shumë artista. Është e pamundur që të zgjedhim këtë temë, është e pamundur. Mendoj se koha shëron çdo gjë dhe e ka vërtetuar se koha mbyll çdo plagë”, përfundon krijuesi i hitit “A t’ka marr malli”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori