Dhuna në familje është një ndër fenomenet më të përhapura në shoqërinë tonë, dhe si rrjedhojë është në përgjegjësinë e shtetit dhe komuniteti që të marrin masa për parandalimin e saj, si dhe të ofrojnë shërbimet e nevojshme për të mbijetuarat e dhunës në familje.
Vetëm gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë shënuar 1,915 raste të raportimeve të dhunës në familje kurse në vitin 2018 janë raportuar 1,541 raste të dhunës në familje.
Strehimi i këtyre viktimave është një nga fazat fillesatre drejt rehabilitimit të tyre sepse me vendosjen e viktimës në strehimore nënkuptohet largimi nga ambienti i dhunshëm dhe ofrimi i sigurisë fizike dhe psikike.
Aktualisht në Kosovë funksionojnë dhe janë të licensuara dhjetë strehimore për srehimin e viktimave të dhunës në familje, ku vetëm gjatë vitit 2019 kanë mundësuar strehimin586 viktimave të dhunës në familje të moshave dhe gjinive të ndryshme.Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale këto strehimore gjatë vitit të kaluar kanë strehuar 327 persona nën moshën 18 vjeçare dhe 295 të tjerë mbi moshë 18 vjeçare.
Nga zyra për informim e kësaj ministrie është thënë buxheti i ndarë për këto kap shifrën prej 450.000 euro.
“Për vitin 2020-të për financimin e OJQ-ve të licencuara që trajtojnë rastet e dhunës, dhe të cilat ofrojnë shërbimet e mbrojtjes dhe strehimit të viktimave të dhunës në familje, janë të planifikuara 450.000 euro”, thuhet në përgjigjien e Ministrisë.
Erza Kurti nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka pohuar se për secilën qendër Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë rreth 50 mijë euro. Sipas sajstrehimoret gjithmonë kanë qenë pika referente për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje duke ofruar siguri dhe mbështetje për to.
Kurti ka shtuar se Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale tashmë ka arritur që t’ju mbuloj nevojat strehimoreve, por çdo herë mbetet nevoja për më shumë shumë mbështetje. Mirëpo Kurti ka theksuar që gjatë kësaj kohe nuk është ndarë ndonjë buxhet shtesë për strehimoret.
“Nuk ka pasur buxhet shtesë për strehimoret gjatë pandemisë, ato kanë pranuar vetëm donacione të pajisjevetë nevojshmenga organizata ndërkombëtare dhe jo-qeveritare”, ka shtuar ajo.
Një nga dhjetë strehimoret që strehojnë viktimat e dhunës në familje është edhe Qendra për Mirëqenien e Gruas në Komunën e Pejës.
Kjo Qendër posedon afër 18 shtretër, ku gratë që përjetojnë dhunë gjejnë strehim, akomodim, ushqim, veshmbathje, shërbime shëndetësore, vizita në gjenekologji, këshilla psiko-sociale, po ashtu edhe aktivitete kulturore e arsimore.
Sipas drejtoreshës Ardita Ramizi Bala në këtë qendër aktualisht janë të vendosur gjashtë pesona , mirëpo ndonjëherë këtu vendosen më shumë persona, që kalojnë kapacitetet e kësaj qendre.
“Për momentin kemi 4 gra, 2 vajza dhe një fëmijë. Ne kemi 18 shtretër por kame raste kur kemi të strehuara edhe 26 persona, zakonisht nënat flejnë me fëmijët e tyre dhe e shfrytezojmë dyshekët portabel për mos e refuzuar gruan e cila ka nevojë për ndihmë”, ka thënë ajo.
Qendra për Mirëqenien e Gruas në Pejë nuk pranon në këtë strehimore fëmijet e gjinisë msashkullore mbi 12 vjeç. Ramizi – Bala thotë se këta fëmijë vendosen në Strehimoren e fëmijëve në Prishtinë. Sipas saj kjo bëhet për shak se në strehimore vendosen në dhomat e përbashkëta edhe vajza të moshës 13-16 vjeçare.
Erza Kurti thotë se Strehimoret nuk shkelin të drejtat e personave që vendosen për strehim në këto qendra.
“Strehimoret nuk kanë shkelur ndonjë të drejtë të personave që banojnë në këto shtëpi, ato vetëm ofrojnë shërbime për rehabilitim dhe riintegrim, si këshillim psikologjik, ligjor, strehim dhe çkado që kanë nevojë të mbijetuarit e dhunës në familje”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa Ertan Basha profesor i Psikologjisë në Kolegjin AAB ka deklaruar se dhënia fund e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave nuk është e rëndësishme vetëm për të drejtat e secilit fëmijë, por edhe për komunitetet dhe shoqëritë e shëndetshme.
Sipas Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, dhe Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, bazuar në implementimin e Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje si dhe monitorimin e implementimit të Procedurave Standarde të Veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, viktimat e dhunës në familje qëndrojnë të strehuara sipas planit individual gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi. Edhe pas kësaj periudhe institucionet relevante bëjnë rivlerësimin e rrezikut dhe pas kësaj u vazhdohet qëndrimi dhe i ofrohen shërbimet e strehimit dhe riintegrimit.
Përfundimi i të gjitha formave të dhunës – në familje, në shkollë, në bashkësi dhe në shtete të shkatërruara nga konflikti – është me rëndësi thelbësore për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Ky publikim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Debate Center dhe Telegrafi.com dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme