Streep: Jam shumë e lumtur me trupin tim

Ylli i filmit “The Devil Wears Prada”, e cila i mbushë 60 vjet në muajin qershor të këtij viti, ka thënë se duke i dëgjuar ankesat e bijave të saj për trupin e tyre e kanë ndihmuar të harroj për trupin e vet.
"Kam humbur shumë vite duke menduar se nuk isha e bukur sa duhet dhe pse nuk e kisha trupin si të Jessica Lange apo këmbët e dikujt tjetër? Çfarë humbje kohe", ka thënë Meryl për revistën britanike “Britain's Radio Times”.
"Tani jam duke u kënaqur me leckat e atyre që më kanë mbetur dhe jam shumë e lumtur. Pjesë e kësaj është të kesh vajza të bukura e të fuqishme dhe t’i dëgjosh ata si rënkohen për atë se çfarë nuk është në rregull me to. Unë ju them, 'Mbylleni gojën! Ju jeni bukuroshe'"!.
Nga
Telegrafi
03/02/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































