LAJMI I FUNDIT:

Strategjitë kundër rimarrjes së peshës pas një diete

Strategjitë kundër rimarrjes së peshës pas një diete
PHD.c Burbuqe Kurtaj- Bajrami, nutricioniste

Pas një diete që ju ka kushtuar sakrifica të mëdha, duhet të përpiqeni të krijoni një strategji që do t’ju ndihmojë të ruani peshën e fituar. Kilogramët (kg) e humbur rikthehen shumë më shpejt sesa na nevojiten për t’i humbur

PHD.c Burbuqe Kurtaj- Bajrami
Nutricioniste
Tel.044/184133

Mos abuzoni me dietat, përpiquni që të mos t’i merrni kilogramët për të shmangur shtimin në peshë pas dietës, sipas dukurisë (“Dobësohu- Shëndoshu”), TB Chaston et al.Int J Obes 2007.


Paraqitja skematike e transformimit të organizmit

Ekzistojnë një sërë mënyrash të vërtetuara shkencëtarisht, që do të mund të jenë pikërisht në favorin tuaj për të ruajtur humbjen e peshës të fituar me vështirësi.

Aktiviteti fizik. Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë të paktën 200 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë (30 minuta në ditë) do të nxisë ruajtjen e peshës duke ndihmuar në balancimin e kalorive tuaja dhe kalorive të djegura.

Provoni të hani mëngjesin çdo ditë. Një studim zbuloi se78% njerëzve që mbajtën një humbje peshe prej14 kg për të paktën një vit, raportuan se kishin konsumuar rregullisht mëngjesin krahasuar me individët që anashkaluan mëngjesin.

Konsumimi i proteinave luan një rol të rëndësishëm pasi që rritet niveli i disa hormoneve në trup që nxisin ngopje dhe janë të rëndësishme për rregullimin e peshës si peshqit, mishi pa yndyrë, gjiza, kosi, qumështi, djathi që përmbajnë 0.5 % yndyrë, vezët, drithërat integrale, arrorët, etj.

Monitorimi i peshës. Matja në peshore mund të jetë mjet i dobishëm për ruajtjen e peshës. Në një studim individët që 6 herë gjatë javës konsumonin 300 kalori, peshonin më pak sesa ata që monitoronin peshën e tyre më rrallë.

Kufizimi i marrjes së karbohidrateve të rafinuara si buka e bardhë, makaronat e bardha, çokollatat, etj,, mund të ndihmojë në parandalimin e rifitimit të peshës.

Ngritja e peshave. Rekomandohet të angazhoheni në stërvitje forcash të paktën dy herë në javë, sepse pas humbjes së peshës, keni më shumë gjasa të ruani masën muskulore, madje të përmirësoni shkallën tuaj metabolike (Int J Behav Nutr Phys Act.2006).

Qëndroni në planin tuaj gjatë gjithë javës. Hulumtimet tregojnë se qëndrueshmëria javore i bën individët pothuajse dy herë më të avancuar teksa mbajnë peshën e tyre brenda 5 kg gjatë një viti, krahasuar me ata që lejonin më shumë fleksibilitet gjatë fund javëve (The Journal of Nutrition).

Qëndroni të hidratuar. Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për ruajtjen e peshës. Duke u bazuar në hulumtimin tim, individët që konsumonin ujë 30 min para se të hanin një vakt, kishin një ulje të kalorive deri 13% krahasuar me individët që nuk e konsumonin ujin.

Gjumi dhe stresi. Privimi i gjumit është faktor risk për shtimin e peshës, për shkak se gjumi i pamjaftueshëm rrit nivelet e ghrelinit, cili njihet si hormon i urisë dhe shton oreksin për ushqim. Gjithashtu, menaxhimi i stresit është pjesë e rëndësishme e kontrollimit të peshës pasi që nivelet e kortizolit (hormonit të stresit) lidhet me sasi më të larta të yndyrës së barkut si dhe rritjen e oreksit.

Monitoroni marrjen tuaj të ushqimit duke i kushtuar rëndësi ushqimeve të shëndetshme të ulëta me kalori dhe të larta në fibra si perime, fruta, drithëra integrale, etj.

Bëhuni konsistent. Adoptimi i një mënyre të re jetese mund të jetë dërmuese në fillim. Përzgjedhja e shëndetshme do të bëhet natyra e dytë kur mësoheni me të është më e lehtë, në vend që të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe rikthimin e peshës së humbur.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori