LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për konfrontim dekadash me Rusinë

Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për konfrontim dekadash me Rusinë

Perëndimi nuk dëshiron luftë me Rusinë, por duhet të “përgatit veten për një konfrontim që mund të zgjasë me dekada”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zyrtarët e NATO-s kanë shprehur shqetësime për mungesën e gatishmërisë së aleancës për një konflikt me Rusinë që nga fillimi i pushtimit rus të tokave ukrainase.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, tha se civilët e vendeve anëtare të NATO-s duhet të jenë të gatshëm për perspektivën e një lufte gjithëpërfshirëse me Rusinë brenda 20 viteve të ardhshme.


Pasi tha se njerëzit duhet të përgatiten për luftë me Rusinë, ushtaraku i lartë i NATO-s: Kosova dhe Ballkani nuk duhet të presin që gjithçka të bëjë aleanca
Lexo po ashtu Pasi tha se njerëzit duhet të përgatiten për luftë me Rusinë, ushtaraku i lartë i NATO-s: Kosova dhe Ballkani nuk duhet të presin që gjithçka të bëjë aleanca

Sipas zyrtarëve perëndimor, mundësia e një konflikti të drejtpërdrejt me Rusinë ka të ngjarë të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Nëse presidenti rus fiton në Ukrainë, nuk ka asnjë garanci që agresioni i tij do të përhapet në vendet e tjera”, ka paralajmëruar Stoltenberg, duke theksuar se NATO duhet të përmirësojë aftësitë e saj ushtarake.

“Ne duhet të rivendosim dhe zgjerojmë bazën tonë industriale sa më shpejt në mënyrë që të mund të rrisim dërgesat në Ukrainë dhe të rimbushim rezervat tona”, shtoi sekretari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori