LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: A është MPB e aftë të zbulojë shërbimet e huaja që ndjek kandidatët presidencial (Video)

Stoilkovski: A është MPB e aftë të zbulojë shërbimet e huaja që ndjek kandidatët presidencial (Video)

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovovski nëpërmjet një konference për shtyp deklaroi se “tri ditë kaluan dhe opinioni ende nuk din nëse ka shërbime të huaja që ndjekin kandidatët presidencial, apo këto janë vetëm në kokën e Stevo Pendarovskit”.

“Tri ditë kaluan dhe nuk e dimë nëse MPB është plotësisht e paaftë të zbulojë shërbimet e huaja apo MPB është në bashkëpunim me shërbimet e huaja që e ndjekin Stevo Pendarovskin”, thotë Stoikovski, njofton Telegrafi Maqedoni.


Pendarovski paraqet ankesë në polici se ndiqet nga shërbime të inteligjencës
Lexo po ashtu Pendarovski paraqet ankesë në polici se ndiqet nga shërbime të inteligjencës

Sipas tij Oliver Spasovski nuk ka ende përgjigje nëse shteti është i sigurt dhe se në të lëvizin shërbimet e huaja. “Të kujt janë këto shërbime të huaja, dhe për çfarë fotografojnë? A janë të sigurt kandidatët? A garanton Oliver Spasovski ambient korrekt dhe demokratik për garën zgjedhore? A do ketë zgjedhje demokratike”, pyeti Stoilkovski i duke shtuar nëse kandidati i pushtetit ndihet e kërcënuar si ndihet kandidati nga opozita.

“Stevo Pendarovski tashmë njoftoi humbjen e dytë, dhe se shërbimet e huaja janë alibi i tij”, tha mes tjerash zëdhënësi i OBRM-PDUKM Naum Stoilkovski.