LAJMI I FUNDIT:

Stina e pranverës në Kosovë vjen me ngritje të temperaturave, të enjten dhe të premten deri në 17 gradë celsius

Stina e pranverës në Kosovë vjen me ngritje të temperaturave, të enjten dhe të premten deri në 17 gradë celsius

Stina e pranverës në Kosovë do të vijë, me ngritje të temperaturave në vendin tonë. 

Sipas Prishtina Weather nga dita e hënë në Kosovë do të ketë përmirësim të motit.

“Mot stabil e kryesisht me diell në ditët e para të pranverës.  Fillimisht ngrica orëve të mëngjesit, nga dita e enjte më butë. Fushat anticiklonike do të dominojnë hapësirat e kontinentit evropian edhe gjatë javës së parë të pranverës, që zyrtarisht fillon sot më 20 mars, në orën 16:33, në hemisferën veriore.   Nën këto kushte do të mbajë mot stabil, dhe kryesisht me diell.  Në ditët e para të javës, paraqiten edhe vranësira kalimtare, megjithëse pa ndonjë mundësi për të reshura.  Gjithashtu orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica, e nga dita e enjte gjatë ditës do të kemi mot më të butë”, bënë të ditur Prishtina Weather.


Ndërkaq deri në  fund të javës pritet që temperaturat të arrijnë deri në 17 gradë celcius.

“Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet nga -5C, ditën e hënë rriten edhe në 2C ditën e premte, e maksimalet nga 7C e 10C ditëve të para, kapin vlera prej 15C e 17C, ditën e enjte dhe të premte.  Erërat frynë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s. Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta, megjithëse me tendencë të rënies”, bënë të ditur Prishtina Weather”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori