Keni nevojë vetëm për dy llastikë

Reklama

Është një mënyrë ideale për largimin e flokëve nga fytyra, por që të keni një model flokësh në të njëjtën kohë.

Të gjitha i duam të kemi një bisht flokësh si të personaliteteve të famshme në tapetet e kuqe.

Tani ka një mënyrë të lehtë që ta plotësojmë këtë dëshirë, transmeton Telegrafi.

Stilisti i cili ka bashkëpunuar me shumë dama të famshme, siç janë Kim Kardashian Ariana Grande Jennifer Lopez, ka zbuluar sekretin e flokëve të harlisur të lidhura në formë bishti.

Krijoni dy bishta flokësh për një iluzion më voluminoz

Sipas stilistit të famshëm Chris Appleton, gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një bisht më të plot janë dy shirita flokësh elastikë.

Reklama
Reklama

Ai ndau një tutorial në rrjetin social TikTok ku tregoi të gjithë hapat.

Fillon duke ndarë flokët në dy pjesë. Pastaj, merr gjysmën e sipërme dhe e bën një bisht të fortë me ndihmën e një llastiku. Më tutje, ndan pjesën e poshtme në dy pjesë dhe i mbështjell rreth bishtit të mëparshëm, gjë që rezulton me një vëllim të mrekullueshëm të një bishti të lartë flokësh.

“Kjo në thelb do t’ju bëjë të dukeni sikur keni gjysmën e sasisë së flokëve, kështu që kjo është e shkëlqyeshme për këdo me flokë të hollë dhe të rrallë,” tha Appleton.

@chrisappletonhair Try this hair hack for any one that wants to make there hair look thicker and upgrade there pony game 👱‍♀️@kittybluuuu ♬ Toxic x Pony – ALTÉGO

/Telegrafi/