LAJMI I FUNDIT:

Stile flokësh super kreative: Nuanca të ndryshe me frymëzim larmie ngjyrash

Stile flokësh super kreative: Nuanca të ndryshe me frymëzim larmie ngjyrash
dreamstime

Sezoni i ri zakonisht është rasti për ndonjë lojë kreative, por nëse ajo ndodh në flokë, ka edhe opsione të ndryshme

Stilistë të shumtë në gjithë botën propozojnë diç të veçantë, atraktive dhe shumë teatrale.

Aktualisht kemi një sërë variante ngjyrash për flokë, flokët shpëlahen dhe janë shumë praktike kur është fjala për eksperimentet e floktarëve, transmeton Telegrafi.

Në vend të kapelës me strehë, në kokë vendosni – kapelë me ngjyra ylberi.

Ballukeve të zeza këto tone do t’u japin përshtypjen e përsëritjes.

Kjo duket shumë atraktive, stilistët lozin me tonet sikur mjeshtrit e pikturave.

Nuancat rozë deri te ato të portokallta bëjnë kreativitet në flokë.

Disa i duan kontrastet ekstreme, për shembull janë variantet nga e verdha deri te e kuqja.

Kjo gjë tashmë është art në flokë – stile avangarde flokësh janë vepër e vërtetë klasike.

Kur ju bëhen balluket monotone, do t’i freskoni me nuanca pasteli.

Teknika të tilla si balayage janë ideale për këtë stil. /Telegrafi/