Nga fustanet dhe pulovrat super të lëmuara, deri tek ato më të rëndat, nga veshjet klasike me ngjyra të errëta, deri tek ngjyrat e mrekullueshme me kombinime të pafundme.

Disa ide nga revistaclass për veshjen që duhet të mbani në punë:


1414515675lfw street 14 h724 jpgfaqe

Shkëlqim perfekt
Një pamje të bukur dhe shumë profesionale të siguron kjo veshje me një fund-pantallona, të kombinuar me një pulovër të hollë (në ngjyrë të errët) dhe aksesorë klasikë.

1414515675lfw street

Përtej klasikes bardh e zi
Pantallona smoking me printe mund “të punojnë” shumë mirë në zyrë, sidomos kur prodhimi i tyre është edhe tendencë. Një bluzë krem, xhaketë sportive e zezë dhe aksesorë me ngjyra neutrale, i bëjnë këto lloj pantallonash të jenë shumë të përshtatshme për zyrë dhe aspak të egra në pamje.

1414515675lfw street 3 h724 jpgfaqe

Besoji pastelit
Mendon se nuk mund ta veshësh bojëqiellin në vjeshtë? Mendohu edhe një herë! Kur bashkohet me nuancat e bezhës në një pëlhurë komode, rezultati është mrekullisht vjeshtak.

1414515675lfw street 4 h724 jpgfaqe

Guxo më shumë
Një goditje e re që të siguron një pamje tërheqëse është ajo me pantallonat e gjera me bel të lartë. Jo vetëm që i bën këmbët të duken shumë të gjata, por të mbulon edhe defektet rreth belit. Luaj edhe me përmasa të ekzagjeruara, duke i kombinuar me një pulovër të shkurtër. /Telegrafi/