Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë arena e ndeshjes debutuese të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'.

Kundërshtari i parë i Përfaqësueses tonë do të jetë Bullgaria, në ndeshjen e të hënës mbrëma (25 mars) që fillon nga ora 20:45.


ksbg1

Është hera e parë që këto dy përfaqësuese ndeshen me njëra-tjetrën, derisa Kosova luan ndeshjen e parë kualifikuese në një Kampionat Evropian.

Vlen të theksohet se skuadra jonë përfundoi në krye të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve, derisa Bullgaria për herë të fundit në një Kampionat Evropian është kualifikuar në vitin 2004.

Kosova do t'i qaset kësaj ndeshjeje pas një paraqitjeje mbresëlënëse në sfidën miqësore ndaj Danimarkës, e cila u mbyll me rezultat të barabartë (2-2).

kSdke Kosova barazoi ndaj Danimarkës në "Fadil Vokrri" (Foto: Telegrafi)

Në kuadër të përgatitjeve për sfidën e të hënës, Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën ka mbajtur seancë stërvitore në stadiumin "Fadil Vokrri".

Përzgjedhësi Bernard Challandes është duke e bërë planin e tij në bazë të lojtarëve që i ka në dispozicion për lojën që do ta zhvillojë të hënën mbrëma, në përpjekje për të nxjerrë rezultat pozitiv.

ksbg4

Ekipi do të vazhdojë me stërvitje edhe të dielën, kur do të mbahet edhe konferencë për media nga drejtuesit e të të dyja përfaqësueseve. /Telegrafi/

ksbg3

ksbg6

ksbg6a

ksbg7

ksbg7a

ksbg9

ksbg9a

ksbg9b

ksbg9c

telegrafi sport app