"Edhe paqartësia e përhershme mund ta destabilizojë një regjion. Tash është detyrë jonë e përbashkët - që ta pengojmë shpërthimin e ri të dhunës dhe të sigurojmë stabilitet, ndërsa kjo vlen veçanërisht për Serbinë”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se Serbia nuk duhet të kundërshtoj dërgimin e misionit civil të Bashkimit Evropian në Kosovë, pasi që sipas tij, ky mision do t’u shërbej, para se gjithash, serbëve të Kosovës.

"Misioni do të jetë në të mirë të serbëve të Kosovës dhe bashkësive të tjera joshqiptare. Prandaj, për hir të interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë, Qeveria e Serbisë në parim, nuk do të duhej të refuzonte një mision të tillë”, ka deklaruar shefi i politikës së jashtme gjermane për gazetën “Blic”.

Ai ka kujtuar faktin se BE-ja planifikon që në Kosovë të dërgojë misionin për zbatimin e së drejtës dhe ka shpjeguar se, përgatitjet për këtë punë do të bëhen në bashkëpunim me institucionet relevante në Kosovë dhe në Kombet e Bashkuara.

Sipas tij, gjatë viteve të 90-ta, mes tjerash, për shkak të numrit të madh të njerëzve që kishin ikur nga konfliktet e armatosura – Gjermania dhe BE-ka kanë kuptuar se stabiliteti dhe siguria e Evropës, janë të lidhura ngushtë me sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

"Mu për këtë shkak zgjidhja e statusit të Kosovës është para se gjithash çështje evropiane. Dëshirojmë që në Ballkanin perëndimor, të arrijmë atë që është arritur në pjesën për të madhe të Evropës – Bashkimin Evropian – paqen, stabilitetin dhe mirëqenien”, ka thënë ai.