“S’të fal”, së shpejti nga Skerdi

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, gjatë këtij viti ka qenë shumë aktiv me prurje të reja muzikore.
Ai së fundmi ka bërë të ditur se po vjen me këngë të re, teksa njoftimin e ka bërë përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale.
Siç bën të ditur krijuesi i hitit “Amelia”, projekti mban titullin “S’të fal” dhe pritet të prezantohet së shpejti para fansave dhe publikut.
“S’të fal, së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente ishin të shumta, fansat e të cilit duket se mezi po presin.

Theksojmë që “Amelia” deri më tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































