LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: VV një organizatë terroriste, e rrezikshme për shtetin

Stavileci: VV një organizatë terroriste, e rrezikshme për shtetin

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëdhënës i kësaj partie, Blerand Stavileci, në një konferencë për media i ka quajtur anëtarët e Vetëvendosjes, terroristë dhe të rrezikshëm për shtetin.

Ai tha se Vetëvendosje është organizatë terroriste, e cila është duke ua futur frikën dhe shantazhuar gjykatësit e Kosovës.

“Gjykata Supreme nxori si të pabazuara kërkesat tona për rinumërim votash edhe pse ofruam argumentet tona në bazë të të cilave shihet qartë manipulimi me vota i bërë nga klani i hajnave terroristë të Partisë Vetëvendosje.
Gjykata Supreme mbase edhe e ndikuar nga presioni publik që kjo parti klanesh terroriste ka bërë mbi anëtarët e saj anuloi rinumërimin e votave”, ka thënë Stavileci.
“Pra, qenka hedhur poshtë pretendimi se paska pasur tendencë të manipulimit të zgjedhjeve dhe se drejtësia është e kapur. Përkundrazi, ka mjaftueshëm dyshime se kjo drejtësi’ është e terrorizuar dhe e frikësuar nga terroristët e VV-së. Sepse kjo parti shpif, linçon, frikëson, shantazhon e terrorizon çdo gjë që i del përpara”, tha ai.
“Të gjithë jemi dëshmitarë sesi kanë nxjerrë fotografi të zyrtarëve të shtetit, të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë, të gazetarëve, duke i shpallur “kriminelë”, duke i çnjerëzuar dhe duke i rrezikuar edhe me jetë.  Kështu Vetëvendosje’  ka futur në palcë frikën gjithë atyre që nuk u rreshtohen nga pas”.
“U dëshmua me fakte se zyrtarë të kësaj partie me bërthamë terroriste janë të përfshirë në korrupsion, terrorizëm dhe lidhje mafioze me oligarkë”.
Stavileci tha se “u vërtetua se anëtarë të kësaj organizate janë terroristë që sulmojnë institucionet e Kosovës me të gjitha mjetet e mundshme”.
“Të ju rikujtojmë se organizata ‘Syri i Popullit’ me listë për likuidimin e 20 vetave, në mesin e tyre politikanë, gazetarë e të tjerë, na doli të jetë e themeluar nga zyrtarë të Vetëvendosjes’.
Anëtari i VV-së Sadri Ramabaja javë më parë u kap duke provuar të ikte ilegalisht përmes Shqipërisë pas ftesës së Prokurorisë Speciale si njëri nga themeluesit e këtij grupi terrorist që po planifikonte vrasjen e 20 personave në Kosovë. Pra, qytetarë të nderuar, po dëshmohet me fakte se Vetëvendosje jo vetëm që bënë linçime, shpifje, propaganda, terrorizime, sulme, por edhe lista për likuidim”, tha ai.
“Ata po arrestohen e më pas po lirohen, sepse gjykatësit ndihen të frikësuar nga këta kërcënues. Militantë të kësaj organizate terroriste nuk u dënuan për djegien e institucioneve dhe për lëndimin e gjakosjen e policëve të Kosovës, sepse ua kanë frikën. E patë sesi i fotografonin dje policët që arrestuan deputetët e PVV-së, sepse kështu ata më pas do të jenë pjesë e sistemit linçues publik”.
Stavileci m 127 tek tha se “drejtësia e kushdo tjetër që nuk është në linjë me këtë parti sektare frikësohet dhe terrorizohet”.
Të besojmë se as ky vendim nuk është marrë nën presionin e terroristëve të Vetëvendosjes. Ne nuk do të ndalemi me kaq. Do t’ i shtjerrim të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese për ta vërtetuar vullnetin e mirëfilltë të qytetarëve”, tha Stavileci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori