LAJMI I FUNDIT:

Stavileci për aktakuzën ndaj ministres Nagavci: Ky është mesazhi më i keq për nxënësit

Stavileci për aktakuzën ndaj ministres Nagavci: Ky është mesazhi më i keq për nxënësit

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se aktakuza ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për armëmbajtje pa leje, është mesazhi më i keq që sot mund ta kenë marrë nxënësit e shkollave të Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook  ai ka shkruar se në vend që ministrja të ishte shembull i luftimit të dukurive negative, ajo sot i ka dhënë mesazhin më të keq të mundshëm nxënësve kosovarë.

“Të gjithë pajtohemi se sot në shkollat tona problemet më të mëdha janë dhuna dhe bullizmi. Dhe, pikërisht ajo që do të duhej të ishte në krye të kauzës kundër këtyre dy dukurive të këqija, sot është protagonistja më e keqe për to. Pra, imagjinoni, MINISTRJA E ARSIMIT KA AKTAKUZË PËR MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE. Fatkeqësisht, për nxënësit tonë, nuk mund të ketë mesazh më të keq sesa ky”, ka thënë Stavileci.


Lidhur me aktakuzën ka reaguar edhe vet Nagavci.

Nagavci hedh kritika ndaj institucioneve të drejtësisë që nuk e njoftuan për aktakuzën, por shprehet krenare për veprat që i ka bërë
Lexo po ashtu Nagavci hedh kritika ndaj institucioneve të drejtësisë që nuk e njoftuan për aktakuzën, por shprehet krenare për veprat që i ka bërë

Ajo ka thënë se është e papranueshme që institucionet përgjegjëse nuk e kanë njoftuar së pari atë, por mediat.

“Nga mediat jam njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj meje, për çka duhet të shpreh keqardhje se si është e mundur që institucionet përgjegjëse të mos njoftojnë personin ndaj të cilit është ngritur aktakuza para çdokujt tjetër”.

Ministrja e Arsimit megjithatë thotë se sot është edhe më shumë e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca ndaj “Zajednicës” e “Demarkacionit” ishte i domosdoshëm.

“Për aq sa u njoftova nga mediat, aktakuza ka të bëjë me angazhimin tonë në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme, përkatësisht ‘’Zajednicë’’ e ‘’Demarkacion’’, njëra që cungonte sovranitetin, tjetra territorin e Kosovës. Nëse asokohe isha e sigurt, sot në vitin 2022 jam edhe më e bindur se kundërshtimi dhe rezistenca përveçse i drejtë ishte edhe i domosdoshëm”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori