Stavileci: AAK-ja do ta përcjellë ‘live’ humbjen

Në një konferencë për media, zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci ka thënë se PDK-ja është për vendosjen e kamerave në çdo vendvotim dhe në çdo vendnumërim në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të përkrahë çdo vendim që merr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Sa i përket disa zërave të zhurmshëm dhe dëshpërues të partisë së tretë opozitare, ato janë fryt i paragjykimeve që kanë për qëllim përgatitjen e elektoratit të saj për humbjen e sigurt që i pret dhe për t”i hedhur nam të keq Kosovës. Ndërkaq për Ramushin dhe ramushistët e vegjël, Partia Demokratike e Kosovës do të kujdeset që t’iu ofrojë kënaqësi, duke i siguruar që humbjen e thellë do ta përcjellin dhe do ta përjetojnë me kamera dhe live”, ka theksuar Stavileci. /Telegrafi/



















































