LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e Shëndetësisë për vitin 2020, 441 persona të prekur me TBC

Statistikat e Shëndetësisë për vitin 2020, 441 persona të prekur me TBC

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Publikimi i Statistikave të Shëndetësisë 2020 ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), shërbimet paraklinike, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse, të sëmurët me sëmundje malinje, të prekurit me COVID-19, institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2020, ishte 13 518 të punësuar, prej tyre: 3 555 ishin mjekë specialistë; 8 386 infermierë; dhe 1 577 staf jo-mjekësorë.


Në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishin 4 006 357 vizita, prej tyre: 233 256 ishin vizita stomatologjike; 926 496 ishin shërbime laboratorike; dhe 4 229 213 ishin intervenime dhe shërbime të veçanta.

Në Spitalet e Përgjithshme kishte: 274 086 ditë shërimi; 63 464 pacientë të shtrirë; dhe 11 394 të operuar. Po ashtu, janë realizuar 614 094 vizita ambulantore, ndërsa janë kryer 1 531 527 shërbime (parametra) laboratorike.

Gjatë vitit 2020, në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) kanë qenë: 329 986 ditë shërimi; 64 778 pacientë të shtrirë; dhe 14 718 janë operuar. Gjithashtu janë realizuar rreth 307 525 vizita diagnostike për pacientë; 364 654 vizita ambulantore; 1 009 471 shërbime laboratorike; dhe 400 243 shërbime të veçanta.

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës(QKSUK) ishin realizuar 159 507 shërbime stomatologjike në total, prej tyre: rreth 28 414 vizita kontrolluese; 37 637 shërbime për pacientët jashtë Prishtinës, etj.

Numri i rasteve të reja, të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje, gjatë vitit 2020, ishte 2 787.

Ndërsa, numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 60-64 vjeç, me gjithsej 401 raste.

Numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2020 në të gjitha spitalet publike të Kosovës ishte 118 549. Ndërsa, numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 88 593.

Numri i të prekurve me TBC ishte 441 persona, prej tyre: 198 ishin femra dhe 243 meshkuj.

Numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 1 344 persona, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga COVID-19 me 1 336 raste.

Numri i personelit mjekësor i angazhuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, që trajtuan pacientët me COVID-19 ishin 1 951 persona.

Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 092 punonjës shëndetësorë të licencuar dhe nga ta: 14 966 janë femra dhe 9 126 meshkuj.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 582, prej tyre 25 spitale dhe 1 536 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika etj.

Nga gjithsej 1 582 institucioneve private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 411 prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori