LAJMI I FUNDIT:

Startup-i nga Kosova “Hello” mbyll raundin e parë të investimeve, përfiton 1 milion euro

Startup-i nga Kosova “Hello” mbyll raundin e parë të investimeve, përfiton 1 milion euro

Rrjeti social audio nga Kosova “Hello” ka përfunduar raundin e parë të financimit nga Ionic Investments.

Ionic Investments është një firmë e re e investimeve me bazë në Kosovë e themeluar nga një grup i investitorësh të biznesit me një grup të larmishëm aftësish dhe të dëshmuar në ndërmarrësi.


Sipas DigitalSpoiler, përcjell Telegrafi, raundi është mbyllur me një vlerësim prej 1 milion euro, ndërsa fondet do të përdoren për rritjen e ekipit, zhvillimin e produktit, dhe për të prezantuar Hello më tej në tregun global!

Hello u themelua në vitin 2016 dhe që atëherë ka arritur në 1.3 milion shkarkime në Play Store dhe App Store, me më shumë se 150,000 përdorues aktivë mujorë. Deri më tani, Hello po funksiononte kryesisht përmes vetëfinancimit.

Aplikacioni shqiptar “Hello” mbi një milion përdorues - vazhdon rritjen e popullaritetit në botë
Lexo po ashtu Aplikacioni shqiptar “Hello” mbi një milion përdorues - vazhdon rritjen e popullaritetit në botë

Hello fillimisht filloi si një rrjet audio social për të mundësuar lidhje të reja midis njerëzve – me misionin përfundimtar për t’i bërë përsëri bisedat audio me tërheqëse.

Sot, Hello ka evoluar në një rrjet shoqëror i cili u ofron përdoruesve të tij një platformë për t’u lidhur në mënyra të shumta dhe në shkallë globale.

Me Hello, përdoruesit mund të takohen me njëri-tjetrin rastësisht ndërsa aplikojnë filtra të ndryshëm për të kontrolluar vendndodhjen, gjininë dhe interesat.

Flisni falas me botën me aplikacionin shqiptar Hello
Lexo po ashtu Flisni falas me botën me aplikacionin shqiptar Hello

Përveç bisedave me zë, Hello ofron mundësinë për të krijuar lista të miqve, të bisedojë dhe të bëjë thirrje video – duke udhëhequr një valë të re të inovacionit brenda industrisë.

Shkarkoje aplikacionin Hello për:
iPhone https://itunes.apple.com/us/app/hello-audio-social-network/id1079611662?mt=8 ose
Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=net.helloapp.hello

/Telegrafi/