LAJMI I FUNDIT:

Stallone, i pakënaqur me karrierën e tij

Stallone, i pakënaqur me karrierën e tij

Sylvester Stallone ka mbushur 70 vjet, edhe pse ka interpretuar shumë role në karrierën e tij, ai mbetet i lidhur me dy personazhe kryesore, Rocky dhe Rambo.

“Jeta ime ka qenë 96 për qind falimentim dhe 4 për qind sukses. Rocky ishte suksesi im më i madh, një nga gjërat që më kanë dalë vërtet mirë”, ka deklaruar Stallone.

MOS E HUMBNI: Këngëtarja shqiptare feston me Stallonen (Video)


Falimentimi më i afërt është ai i natës së fundit të çmimeve Oscar, kur u shua ëndrra për të shtrënguar statujën si aktori më i mirë joprotagonist për filmin “Creed”.

“Sigurisht do të doja një karrierë më të larmishme. E kam zili Tom Hanks që ka bërë një punë të pabesueshme dhe ka interpretuar shumë role të ndryshme. Por çdo herë që tentoja të bëja diçka ndryshe dëgjoja që po përpiqesha t’i ndryshoja fytyrën personazhit tim”, citohet të ketë thënë Stallone.

Përpara se të interpretonte Rocky dhe Rambon, aktori kishte luajtur vetëm pjesë të vogla. Në njëfarë pike ai vendosi të marrë në dorë karrierën e tij dhe shkruan një histori, e lind kështu Rocky, dhe pak kohë më vonë vjen dhe veterani i luftës së Vietnamit, Rambo.

Më pas erdhën disa role të ndryshme, komedi, film aksion si “Tango & Cash” (1989), “Cliffhanger – Sfida e fundit” (1993) e “Demolition Man” (1993). Së afërmi është shfaqur në filmin “Mercenarët”, përkrah Mickey Rourke, Harrison Ford, Arnold Schwarzenegger e Mel Gibson.

Në trend Magazina

Më shumë
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori