LAJMI I FUNDIT:

​Stagnim ekonomik, Rafuna: Bizneset në gjendje të vështirë, ngecën investimet kapitale

​Stagnim ekonomik, Rafuna: Bizneset në gjendje të vështirë, ngecën investimet kapitale
Lulzim Rafuna - intervistë për Telegrafin/ foto Ridvan Slivova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave efektive që mbështesin bizneset, duke theksuar se politika fiskale nuk ka ndryshuar që nga pandemia. Ai ka kërkuar që të miratohen lehtësira dhe ndryshime në TVSh, si dhe reformë të thelluar të politikave fiskale – për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve.

Në një intervistë për kp, Rafuna është shprehur i shqetësuar për gjendjen e vështirë të bizneseve në Kosovë, duke theksuar se investimet kapitale, që janë thelbësore për zhvillimin ekonomik, nuk janë realizuar gjatë mandatit të kësaj qeverie.

Ai ka vënë në dukje se nuk ka asnjë projekt konkret që mund të konsiderohet si sukses, ndërkohë që investimet kapitale, të cilat janë paraparë me ligjin e buxhetit, nuk janë realizuar siç duhej.


Rafuna, gjithashtu, ka theksuar se, edhe pse diaspora ka kontribuar me investime, ato janë fokusuar kryesisht në sektorin e paluajtshmërive.

Sipas tij, kjo ka rezultuar në një zhvillim ekonomik që nuk është i qëndrueshëm, pasi investimet në këtë sektor nuk krijojnë vende të qëndrueshme pune dhe nuk stimulojnë rritjen afatgjatë të ekonomisë.

“Nuk është se ka pas ndonjë përkrahje për bizneset. Në qoftë se shohim në kuptimin e politikave fiskale, që rreth 4 apo 5 vite prej pandemisë, që nga ajo kohë nuk është bërë më asnjë freskim i politikave fiskale, përkundër që ka qenë kërkesa jonë që të ketë ende më shumë lirime, shkallëzim të TVSh-së, të ketë një reformim serish të TVSh-së, nuk kemi pas një transparencë, dialog sa i përket sjelljes së ligjeve…Ka mbizotëruar një pasiguri totale juridike sa i përket biznesit”, ka deklaruar Rafuna.

Rafuna vlerëson se ngecjet më të mëdha kanë qenë tek pjesa e investimeve kapitale të cilat sipas tij nuk janë realizuar.

“Ngecjet më të mëdha që kemi vërejtur dhe që kemi parë kanë qenë sidomos tek pjesa e investimeve kapitale, ajo pjesë ku neve si biznes na intereson shumë dhe të cilat janë një infuzion shumë i madh për ekonominë e vendit tonë. Asnjëherë gjatë këtyre katër viteve nuk është realizuar ajo shumë e cila ka qenë e paraparë me ligjin e buxhetit.

Ai trend ka vazhduar edhe në vitin e fundit të mandatit të kësaj qeverie, edhe pse kemi qenë shumë të zëshëm dhe kemi kërkuar që në qoftë se nuk mund të rritet shuma e investimeve kapitale të shpenzohet ajo që është e paraparë… Nuk po më kujtohet që ka ndonjë projekt që ja vlen. Kemi shumë projekte, shumë rrugë që kanë mbetur të pa realizuara, por nuk e di asnjë projekt që u finalizua dhe qëja vlen të përmendet…Nuk e kemi asnjë projekt konkret kapital që ja kish vlejte të potencohet”, ka nënvizuar Rafuna.

Ai thekson se diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm në investime, por sipas tij, në sektorin e paluajtshmerisë.

Rafuna konsideron që këto investime duhet të kthehen në projekte konkrete zhvillimore që do të kishin përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë e Kosovës.

“Te investimet e huaja duhet t’i falënderohemi diasporës të cilët kanë bërë investime. Ato të cilat kanë dominuar kanë ardhur në paluajtshmëri që sërish është pyetje e madhe se a duhen gjitha ato të konsiderohen investime apo jo? Sidomos tek ato paluajtshmëri për të cilat nuk merret një e mirë materiale. Kështu, sërish dominojnë diaspora dhe nuk kemi arrit që të riorientojmë diasporën në projekte konkrete zhvillimore. Dhe tani jemi duke punuar bashkë me të gjitha shoqatat, agjencitë e diasporës që të krijojmë një zyrë këtu që do t’i ndihmojmë diasporës tonë për t’i kthyer ato mjete në projekte konkrete zhvillimore për interes të vendit”, ka thënë Rafuna.

Ai flet edhe për masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, dështimi nga sanksionet nuk është vetëm në aspekt material, por edhe në kuptim të imazhit të vendit.

“Dëmtimi nuk është vetëm në aspekt material, por edhe në kuptimin e imazhit. Dhe kjo e ka rënduar edhe më shumë situatën sa i përket investimeve, dhe për qindjes së nivelit të zhvillimit ekonomik. Në qoftë se i përmbledhim shohim shpenzimi i pakët i investimeve kapitale nën masa ndëshkuese që nuk i kemi thithur minimumi 300 milionë që kanë qenë të parapara për projekte kapitale. Shto këtu edhe borxhin e ulët, pra mos rritja e borxhit për projekte kapitale për interes të shtetit e sheh më së miri se ku jemi me nivelin e zhvillimit ekonomik si shtet.

Në qoftë se nuk kishin qenë këto masa ne së paku i kishim thith gjitha ato grante, mjete që kanë qenë të parapara për investime të cilat i kanë marrë vendet tjera përreth neve, por ne nuk kemi mundur t’i marrim si rezultat i këtyre masave. Tek fondi i digjitalizimit gjitha shtetet e rajonit morën pjesën e vet, kurse Kosova nuk arriti ta thith atë pjesën e vet, dhe po ashtu edhe në fonde tjera”, ka thënë Rafuna.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023 si rrjedhojë e zhvillimeve politike në veri të vendit.

Këto sanksione kanë hyrë në fuqi më 28 qershor 2023, derisa përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami kritikon Kurtin: Shpërndarja e kontratave në KEK, tentativë për manipulim elektoral

Bajrami kritikon Kurtin: Shpërndarja e kontratave në KEK, tentativë për manipulim elektoral

Ekonomi
Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!

Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!

Ekonomi
Naftëtarët dhe ndërtimtaria nën llupën e MINT-it, Hajdari flet për eksportet dhe investimet e huaja

Naftëtarët dhe ndërtimtaria nën llupën e MINT-it, Hajdari flet për eksportet dhe investimet e huaja

Ekonomi
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK

Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK

Ekonomi
Udhëto drejt Basel dhe anasjelltas me oferta speciale!

Udhëto drejt Basel dhe anasjelltas me oferta speciale!

Ekonomi
Udhëzuesi i fundvitit për veshjet e skijimit - Çfarë duhet të dini për pushimet në dëborë?

Udhëzuesi i fundvitit për veshjet e skijimit - Çfarë duhet të dini për pushimet në dëborë?

Ekonomi
Kalo në kategori