Kampionati Botëror i FIFA-s “Katar 2022” do të jetë jo vetëm turneu i parë i këtyre përmasave që zhvillohet në botën Arabe, por do të jetë njëkohësisht kampionati me distancat më të shkurtra, duke bërë të mundur që tifozët të marrin pjesë në më shumë se një ndeshje në ditë.
Për të përballuar temperaturat e larta të stinës së verës, çdo stadium, impiant stërvitor dhe zonë tifozësh është e pajisur me teknologji ftohëse që operon me energji diellore, për ta mbajtur temperaturën në 27ºC. Të gjitha stadiumet janë pajisur me teknologji miqësore me mjedisin dhe temperatura e tyre do të jetë e kontrollueshme.
Katari është shtëpia e më pak se tre milionë njerëzve, kështu që strukturat sportive të trashëguara nga turneu do të menaxhohen me kujdes. Për këtë qëllim, organizatorët janë zotuar të ndërtojnë stadiume me elementë të lëvizshëm, të cilët do të rikonfigurohen pas turneut për të siguruar një trashëgimi të qëndrueshme të Kupës së Botës FIFA 2022, përtej kufijve të Katarit.
Pas turneut, rreth 170 mijë ulëse do të çmontohen dhe do t’u dhurohen vendeve në zhvillim, për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës së tyre sportive. Pritet që me këto materiale të dhuruara të ngrihen rreth 22 stadiume të reja në vendet me ekonomi në zhvillim. Ky proces rikonfigurimi do ta lërë Katarin me stadiume me kapacitet nga 20 deri në 25 mijë vende, të cilat do të jenë të përshtatshme për të përmbushur nevojat e brendshme për argëtim.
1- Stadiumi Al Bayt
Qyteti pritës:
Al Khor
Kapaciteti:
60 mijë
Gjendja e ndërtimit:
I gatshëm
Ndeshjet e planifikuara:
Ndeshja e hapjes dhe ndeshjet e tjera deri në gjysmëfinale
Projekt i Fondacionit “Aspire Zone”, ky stadium ka një kapacitet deri në 60 mijë spektatorë. Ai karakterizohet nga një strukturë unike, e cila është në formën e një tende gjigande që mbulon të gjithë stadiumin. Si i tillë, stadiumi mban emrin Al-Bayt, i frymëzuar nga “bayt al-sha’ar”, tenda tradicionale arabe e përdorur historikisht nga popullatat nomade në Katar dhe rajonin e Gjirit.
Dizajni i stadiumit nderon të kaluarën dhe simbolizon të tashmen e Katarit, duke qenë një model i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së gjelbër. Pas turneut, pjesa e sipërme e stadiumit do të çmontohet dhe ulëset e hequra do t’u dhurohen vendeve të tjera.
2- Stadiumi Ahmad Bin Ali
Qyteti pritës:
Al Rayyan
Kapaciteti:
40 mijë
Gjendja e ndërtimit:
I gatshëm
Ndeshjet e planifikuara:
Ndeshjet e grupeve dhe të fazës së 1/8-ave.
Stadiumi Ahmad Bin Ali ndodhet në qytetin Al Rayyan, në të dalë të kryeqytetit Doha. Për të nxënë 40 mijë spektatorë, ai është zgjeruar duke përdorur elementë të lëvizshëm në montimin e pjesës së sipërme të stadiumit, për të qenë gati në kohë për Kampionatin Botëror të futbollit FIFA 2022.
Stadiumi reflekton kulturën e Katarit përmes “fasadës së tij të valëzuar” spektakolare. Kapaciteti i tij do të reduktohet deri në 20 mijë vende pas turneut dhe ulëset e hequra do t’i dhurohen projekteve të zhvillimit të futbollit jashtë vendit.
3- Stadiumi Al Janoub
Qyteti pritës:
Al Wakrah
Kapaciteti:
40 mijë
Gjendja e ndërtimit:
I gatshëm
Ndeshjet e planifikuara:
Ndeshjet e grupeve dhe të fazës së 1/8-ave.
Stadiumi Al-Janoub ndodhet në Al Wakrah, rreth 18 km larg kryeqytetit Doha dhe ka një kapacitet prej 40 mijë spektatorësh. Ai është pjesë e një kompleksi më të gjerë sportiv që përmban pista çiklizmi dhe kuajsh, dyqane, restorante dhe klube sportive.
Pas Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2022, kapaciteti i stadiumit do të reduktohet në 20 mijë vende, duke garantuar një atmosferë elektrizuese për ndeshjet e Ligës së Katarit.
4- Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa
Qyteti pritës:
Doha
Kapaciteti:
40 mijë
Gjendja e ndërtimit:
I gatshëm
Ndeshjet e planifikuara:
Ndeshjet e grupeve, fazën e 1/8-ave dhe ndeshjen për vendin e tretë.
Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa u ndërtua fillimisht në vitin 1976, ndërsa u ridizenjua dhe u zgjerua më 2005-ën, për të shërbyer si qendra e Lojërave Aziatike 2006, të organizuara nga Katari.
Në strukturën e tij, stadiumi përmban harqe të gjera dhe stenda të mbuluara pjesërisht. Ai konsiderohet si qendra e Aspire Zone, një kompleks sportiv ky që përbëhet nga Aspire Academy for Sports Excellence, Hamad Aquatic Center, ASPETAR Sports Medicine Hospital dhe një sërë strukturash të tjera sportive.
Nëpërmjet disa korridoreve të shkurtra, stadiumi komunikon me Muzeun 1, 2, 3 Olimpik dhe Sportiv të Katarit, për të nxjerrë në pah lidhjen dhe krenarinë e këtij vendi me të kaluarën e tij, ndërsa vazhdon udhëtimin drejt një të ardhmeje emocionuese.
5- Stadiumi Education City
Qyteti pritës:
Al Rayyan (Education City)
Kapaciteti:
40 mijë
Gjendja e ndërtimit:
I gatshëm
Ndeshjet e planifikuara:
Ndeshjet e grupeve, fazën e 1/8-ave dhe çerekfinalet.
Stadiumi i ri Education City ndodhet në mes të disa kampuseve universitare të klasit botëror në Qendrën Globale të Katarit për Ekselencën, Education City.
Stadiumi nxë deri në 40 mijë spektatorë dhe ka formën e një diamanti të dhëmbëzuar. Është lehtësisht i aksesueshëm nga tifozët ose nëpërmjet rrugës, ose përmes metrosë. Pas finaleve të Kampionatit Botëror, stadiumi do të mbajë 25 mijë ulëse, për t’u përdorur nga ekipet sportive universitare.
Për dekadat e ardhshme, Stadiumi Education City (i Fondacionit të Katarit) do të shërbejë si simbol i inovacionit, qëndrueshmërisë dhe përparimit, në përputhje me Vizionin Kombëtar të Katarit 2030 dhe synimet e Fondacionit të Katarit dhe Komitetit Suprem për Projektet dhe Trashëgiminë.
6- Stadiumi Lusail
Qyteti pritës:
Doha
Kapaciteti:
80 mijë
Gjendja e ndërtimit:
Gati në përfundim, hapet së shpejti
Ndeshjet e planifikuara:
Të gjitha ndeshjet, përfshirë edhe ndeshjen finale
Ky stadium ndodhet në seksionin Al-Daayen, i cili është pjesë e planit të zhvillimit të Lusail City. Ai është një nga stadiumet kryesore të Kampionatit Botëror të Futbollit “Katar 2022” dhe do të presë ceremoninë përmbyllëse të turneut.
Tifozët do të mund të arrijnë aty nëpërmjet rrugëve të rinovuara së fundmi, Metrosë së Dohas ose shërbimit të transportit të lehtë “Lusail Light Rail Transit”. Ndërkaq, ata mund ta kalojnë kohën e tyre nëpër parqe të ndryshme ose në parkun tematik (qyteti i argëtimit).
7- Stadiumi 974
Qyteti pritës:
Doha
Kapaciteti:
40 mijë
Gjendja e ndërtimit:
I gatshëm
Ndeshjet e planifikuara:
Ndeshjet e grupeve dhe fazën e 1/8-ave.
Projekti i Stadiumit 974 është pionier në botën e ndërtimit të stadiumeve sportive. Ai përbëhet nga kontejnerë transporti dhe në të ardhmen do të çmontohet tërësisht, me qëllim që materialet e tij të përdoren sërish.
Stadiumi ndodhet disa minuta larg Aeroportit Ndërkombëtar Hamad, ndërsa vështron nga Bregu i Gjirit dhe pamjet piktoreske që ofron.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/celtic-bayern-380x233.jpg)
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq
![Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar-2-380x233.jpg)
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
![Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Conceicao-380x233.jpg)
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton
![Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-780x439.png)
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donci1-780x439.jpg)
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi
![Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/van-dijk-780x439.png)
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit
![Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-city-5-780x439.jpg)
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi