St Etienne – PSG, formacionet zyrtare: Pochettino debuton me Mbappe e Kean në sulm

PSG do të jetë mysafirë e St Etienne në derbin e kësaj jave në Ligue 1.
St Etienne nuk e ka nisur mirë kampionatin këtë vit, pasi janë në vendin e 14-të me 18 pikë.
Në anën tjetër PSG janë në vendin e tretë me 35 pikë, një më pak se Lille dhe Lyon që mbajnë dy pozita e para.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për Maurizio Pochettinon te PSG, i cili ka vendosur të startojë me Di Maria, Mbappe e Kean.
Në anën tjetër sulmi te vendasit i është besuar Hamouda e Bouanga.
St Etienne: Moulin, Debuchy, Moukoudi, Retsos, Kolodziejczak, Gourna, Youssouf, Paquet, Nordin, Hamouda, Bouanga.
PSG: Navas, Bakker, Maqruinhos, Kehrer, Dagba, Gueye, Verratti, Herrera, Di Maria, Mbappe, Kean.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































