LAJMI I FUNDIT:

A spiunojnë ofruesit e internetit për shërbimet e fshehta?

A spiunojnë ofruesit e internetit për shërbimet e fshehta?

Pas zbulimit më të fundit rreth Yahoo-së, pyetja që shtrohet sërish është: kush janë të gjithë ata që lexojnë komunikimin tonë digjital?

Fshehtas, gjigandi i internetit Yahoo besohet se vitin e kaluar ka spiunuar e-mailet e qindra milionë përdoruesve. Të paktën kështu pohojnë ish-bashkëpunëtorë të koncernit.

Sipas këtyre informacioneve, në vitin 2015 Yahoo mori një urdhër sekret nga shërbimi i fshehtë i SHBA-ve për t’i kontrolluar në kohë reale të gjitha emailet që hyjnë në llogaritë e klientëve të tij. Sipas ish-bashkëpunëtorëve, urdhri erdhi ose nga shërbimi NSA ose nga policia federale, FBI.


Në raportin për transparencën në vitin 2015, Yahoo nuk flet për bashkëpunimin me shërbimin e fshehtë të SHBA. Në këtë raport, koncerni përmend kërkesa të institucioneve të ndryshme në SHBA, që kanë urdhëruar mbikëqyrjen e emaileve. Sipas kësaj, të prekura kanë qenë 39.000 llogari emaili.

“Që koncernet e SHBA përcjellin të dhëna, këtë ne e dimë që prej zbulimeve të Snowdenit. Rasti Yahoo tingëllon ngjashëm”, thotë aktivisti politik dhe gazetari Markus Beckedahl. “Google dhe të gjithë ofruesit e tjerë kundërshtojnë se ka procedura të tilla si atëherë, por nëse kjo është e vërtetë, është e diskutueshme”!

“Ne nuk kemi marrë kurrë kërkesa të tilla dhe po të kishte ndodhur kjo, ne nuk do të qemë përgjigjur në asnjë mënyrë”, thotë një zëdhënës i Google.

Edhe Apple i tha Washington Post-it se nuk ka marrë kurrë kërkesa për të zhvilluar një program spiunazhi vetjak. Ndërsa, Microsoft bëri të ditur se koncerni nuk ka marrë kurrë kërkesa për të kontrolluar fshehtas komunikimin me email.

Po si mund të mbrohen përdoruesit nga kjo lloj mbikëqyrjeje?

Gazetari Beckedahl thotë se në Gjermani nuk njihet një kontroll i tillë në kohë reale.

“Ka me të vërtetë instanca mbikëqyrjeje, të cilat ofruesit e internetit i përgatisin për Shërbimin Informativ Gjerman (BND), e ashtuquajtura SINA-Box që është një hardware dhe software kompjuteri, i zhvilluar nga Zyra Federale për Sigurinë dhe Teknikën e Informacionit për përpunimin e materialeve me të dhëna delikate në rrjete të pasigurta. Ky sistem synon të sigurojë komunikimin midis sipërmarrjeve dhe autoriteteve. Se çfarë ruhet atje dhe e çka jo, këtë përdoruesit nuk mund ta ndikojnë”, thotë Beckedahl.

Ligji i ri i Shërbimit Informativ lejon që në të ardhmen të përgjohen edhe lidhjet e internetit dhe të dhënat të ruhen për gjashtë muaj në vend të tri muajve. Një mbrojtje e sigurt nga kontrolluesit e fshehtë mbetet gjithsesi kodimi i emaileve. Kodimi ndihmon që përmbajtjet e emaileve të mos kuptohen nga autoritetet. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori