LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Gjakovës për rastin e 4-vjeçares: Kemi ofruar dokumentacionin e kërkuar, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet

Spitali i Gjakovës për rastin e 4-vjeçares: Kemi ofruar dokumentacionin e kërkuar, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka reaguar në lidhje me rastin e vajzës 4-vjeçare që ka vdekur të hënën në QKUK dhe e cila fillimisht ishte trajtuar në këtë spital.

Pas dyshimeve të ngritura nga prindërit se personeli mjekësor e ka neglizhuar rastin e vajzës së tyre duke shkaktuar fatalitet, nga Spitali i Gjakovës kanë thënë se kanë ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK.


Edhe KOMF-i kërkon të hetohet vdekja e 4-vjeçares në QKUK: Ngjarje e paprecedent
Lexo po ashtu Edhe KOMF-i kërkon të hetohet vdekja e 4-vjeçares në QKUK: Ngjarje e paprecedent

“Në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmijës (4 vjeçar), fillimisht ju njoftojmë se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun, fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë”, thuhet në reagimin për media.

Sipas tyre, konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar.

Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, PRAK: Neglizhencë dhe sistem shëndetësor i brishtë, rasti të hetohet 
Lexo po ashtu Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, PRAK: Neglizhencë dhe sistem shëndetësor i brishtë, rasti të hetohet 

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashkëndjejmë me familjen”, bëhet e ditur më tej në reagimin e spitalit.

Lidhur me rastin kanë reaguar Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, të cilët kanë kërkuar hetim të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori