Pacientët të cilët kanë probleme me gëlqerimin e veshit dhe si pasojë e kësaj ata kanë problem të shumta në të dëgjuar, tashmë janë me fat që ky problem në të dëgjuar mund të zgjidhet tek Spitali Amerikan.
Gëlqerimi i veshit apo në gjuhën mjekësore njihet si Otosklerozë, paraqitet me probleme nga më të ndryshmet duke filluar tek mos dëgjimi, paraqitja e zhurmave të ndryshme.
Me këtë rast, Dr. Muzaffer Balaban, Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, tha se kjo sëmundje shoqërohet me shtangim të muskujve dhe se pacienti pastaj ka vështirësi në të dëgjuar.
“Pacienti nuk dëgjon mirë, sëmundja me të cilën është paraqitur pacienti thirret Otosklerozë, është duke u bërë edhe intervenimi për shkak të kësaj. Otoskleroza është gëlqerimi i veshit të mesëm, kur nuk ka lëvizje të muskujve aty. Nga tre muskujt, njëri prej tyre duhet liruar që të lëvizë. Tek këta pacientë me këtë intervenim ne po mundemi që të ia dalim me sukses, mund të themi që po janë me fat edhe pacientët. Zëri prej jashtë i vjen pacientit, mirëpo problemi është tek veshi i mesëm.Pas këtij intervenimi pacienti nuk ka më shqetësime dhe zëri që vjen nga jashtë nuk ka probleme si më herët, sikur para intervenimit. Ne këtë operacion e bëjmë vetëm prej vrimës së veshit, si tani që direkt intervenojmë ne veshin e brendshëm, pra ashti që është i palëvizshëm aty intervenohet”, thotë Dr.Muzaffer Balaban – Shef i Repartit të ORL në Spitalin Amerikan.
Dr.Balaban sqaron më tutje, se pacientët pas intervenimit disa ditë kanë marramendje, pas një jave zakonisht edhe tamponët që i kanë në vesh largohen. Ky intervenim nuk mundet të bëhet tek secili pacientë që ka probleme me dëgjim, veçse tek ata që kanë gëlqere në veshin e mesëm, ky operacion është i mjaftueshëm në zgjedhjen e problemit.
Operacionet e tilla janë shumë të vështira në realizim, kërkohet profesionalizëm dhe teknologji e avancuar, të cilën Spitali Amerikan e posedon.
Pacienti Bastri Peci i cili është operuar ditën e djeshme nga po i njëjti problem, sot është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe pritet që brenda ditës ta liroj spitalin për të vazhduar jetën normale, duke dëgjuar normalisht.
“Unë që 6 vite kam pas këtë problem, kam kërkuar ndihmë tek shumë spitale mirëpo nuk kisha sukses. Dje jam operuar në Spitalin Amerikan dhe menjëherë kam filluar që të dëgjojë, kam akoma disa zhurma tek veshi mirëpo edhe doktori më tha që janë normale për një kohë të caktuar”, shprehet pacienti Basri Peci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Tetë muaj qeverisje, pensionistët përfitojnë 5.000 denarë më shumë

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk