Spektakli Ronaldo, e gjitha ajo që CR7 bëri në miqësoren e Juventusit
Skuadra e parë e Juventusit tashmë ka përfunduar miqësoren e fundit para fillimit të sezonit 2018/19 në Serie A.
Lojtarët e Massimiliano Allegrit fituan ndaj skuadrës të së rinjve të Zonjës së Vjetër.
Kjo ishte edhe hera e parë që tifozët e Juventusit e shikuan në fushën e blertë Cristiano Ronaldon me fanellën bardhezi.

CR7 me këtë rast ishte autori i golit të parë në takimin që përfundoi 5-0 në të mirë të Juventus A.
Por, përveç golit, portugezi për tifozët e pranishëm dhuroi dhe spektakël.
Ai provoi të shënojë në të gjithë mënyrat e mundshme, por nuk ia arrit të kënaqë tifozët me një tjetër gol.
Ronaldo luajti vetëm në pjesën e parë pasi në të dytën në vend të tij u fut Mario Mandzukic.
Ndeshja e parë e Juventusit në Serie A, ku pritet edhe debutimi i Ronaldos, është ndaj Chievos. /Telegrafi/





























