Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas humbjes ditë më parë nga Boston Celtics.

Kampioni në fuqi i NBA-së, ka pritur në Staples Center liderin aktual të Konferencës së Perëndimit, Utah Jazz të cilën e ka mposhtur.


Për tu përcaktuar fituesi i kësaj sfide u desh të shkohej në lojën shtesë, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 110:110 dhe në fund Lakers fituan me 127:115.

Qendra Andre Drummond ka qenë fantastik në këtë sfidë për skuadrën fituese, ku shënoi 27 pikë, pati tetë kërcime e tre asistime.

607b738b41d93.image

Me lojë të mirë u dalluan edhe fundori Dennis Schroder me 25 pikë si dhe Caldwell-Pope që shtoi po aq pikë.

Ndërkohë Kyle Kuzma e përfundoi takimin me 13 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Jordan Clarkson shënoi 27 pikë te mysafirët, por që nuk ishin të mjafuteshme për fitore në këtë takim. /Telegrafi/Rezultatet:

Los Angeles Lakers - Utah Jazz 127:115

Chicago Bulls - Cleveland Cavaliers 106:96

Washington Wizards - Detroit Pistons 121:100

Boston Celtics - Golden State Warriors 119:114

Milwaukee Bucks - Memphis Grizzlies 115:128

Phoenix Suns : San Antonio Spurs 85:111

telegrafi sport app