SPB Tetovë: Kallëzim penal ndaj dy personave dyshohen për ndërmjetësim në prostitucion

SPB Tetovë Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike
SPB Tetovë njofton se ka dorëzuar kallëzim penal kundër G.Sh. (40) nga fshati Bojanë, rajoni i Shkupit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ndërmjetësim në prostitucion" dhe kundër G.N. (60) nga Tetova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ndihmë".
"E kallëzuara G.Sh., gjatë viteve 2024 dhe 2025 në Tetovë, në objekt ndihmës të një shtëpisë së të kallëzuarit të dytë, ka ofruar shërbime seksuale. Ndërsa G.N. me dashje dhe me vetëdije e ka ndihmuar të kallëzuarën e parë në kryerjen e shërbimeve, duke i vënë në dispozicion ambientet ndihmëse të shtëpisë së tij", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
16/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































