LAJMI I FUNDIT:

Spasovski – Neshiq: Marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë janë në nivel të lartë

Spasovski – Neshiq: Marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë janë në nivel të lartë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka zhvilluar takim pune me një delegacion të Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të kryesuar nga ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq. Në takim u fokusua në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet MPB-së së Maqedonisë dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës. “Me kënaqësi të veçantë po them se marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimi rajonal janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë.

Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer i deritanishëm, si në nivel politik ashtu edhe në atë operacional, bazohet në Marrëveshjet e nënshkruara tashmë ndërmjet qeverive të dy vendeve tona për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtisë ilegale në drogat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorët, migrimi ilegal si dhe marrja në dorëzim e personave me qëndrim të paligjshëm, të cilat padyshim janë të një rëndësie të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën”, theksoi Spasovski në takim duke e informuar ministrin Neshiq për funksionalizimin e Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim operativ në menaxhimin e kufijve me Agjencinë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare – FRONTEX.

Neshiq shprehu kënaqësinë e tij që Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë çështje të hapura dhe bashkëpunojnë shumë mirë si dy vende mike dhe këtë do ta vlerësojnë edhe në të ardhmen. Neshiq gjithashtu shprehu gatishmërinë për të hyrë në iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur, me qëllim që të mos ketë pritje të gjatë në kufijë dhe qarkullim të lirë i qytetarëve.


Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori