LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Kemi informata prej ku po vijnë e-mailet për alarmet e rreme për bomba

Spasovski: Kemi informata prej ku po vijnë e-mailet për alarmet e rreme për bomba

Kemi informata prej ku janë dërguar e-mailet për alarmet e rreme për bomba në shkolla dhe intensivisht po punojmë me qëllim që të vijmë deri te autori, deklaroi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Do të analizohen shkaqet dhe do të kuptojmë pse është kjo kështu. Nëse janë shkaqe politike, nëse gjeostrategjikle, ndoshta janë edhe biznes shkaqe. Në këtë fazë ne praktikisht i dimë mejlet. Kemi informata prej ku janë dërguar. I dimë të dhënat e sakta në këtë drejtim dhe në këtë po punojmë intensivisht, me qëllim që të vijmë deri te autori”, tha Spasovski.

Ministri në TV Telma tha se paralajmërimet për bomba të vendosura në shkollat e mesme të Shkupit janë akt monstruoz dhe me siguri janë pjesë e sulmeve hibride , në të cilat jemi të eksponuar si shtet.


Spasovski tha se sulme të tilla kanë ndodhur edhe në fqinjësinë tonë, por se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të zbatohet hetim intensiv, para së gjithash për shkak të shqetësimeve tek fëmijët, kuadrin arsimor në shkolla, por edhe të prindërve të nxënësve.

“Të gjitha kapacitetet të cilat i kemi në dispozicion, edhe njerëzore edhe material-teknike, janë vendosur në funksion nga shteti dhe të gjitha kapacitetet të cilat mund të na ofrojnë partnerët tanë do të vendosen në funksion, pa dallim se cili është shkaku dhe natyra e kërcënimeve”, tha ministri.

Ai vlerësoi se kërcënimet për bomba të vendosura vetëm e konfirmojnë rëndësinë e mbrojtjes nga sajber krimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori