Spanja e goditur nga përmbytjet ka lëshuar një 'alarm të kuq moti' të rrallë pasi vendi i njohur turistik u la i goditur nga një stuhi e fuqishme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një shi i rrëmbyeshëm goditi Costa del Sol të Spanjës me pamje dramatike që kanë përfshirë rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe automjete të shkatërruara, ndërsa rajoni përgatitet për më shumë mot të keq.


Byroja kombëtare e motit e Spanjës lëshoi një reagim të paparë emergjence gjatë natës pasi ujërat e përmbytjeve arritën nivele shqetësuese.

Alarme të kuqe moti për 'rrezik ekstrem' u lëshuan në 27 komuna në rajonin e Malagas. Shërbimet e emergjencës morën qindra raporte.

Sol dhe Guadalhorce janë ndër zonat më të goditura dhe autoritetet po u bëjnë thirrje vendasve dhe turistëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet thanë se ujërat e përmbytjeve në disa vende ishin 'disa metra të larta'.

Reshjet e shiut filluan të binin në zonat perëndimore pak pas mesditës së të shtunës dhe përfshiu gjithashtu provincën e Malagas nga perëndimi në lindje, duke rënë sasi të konsiderueshme reshjesh dhe duke lënë pas një sërë incidentesh të tilla si rrugë, shtëpi dhe garazhe të përmbytura.

Moti i keq ndikoi gjithashtu në trafikun ajror, pasi më shumë se 20 fluturime të destinuara për në Aeroportin e Malagas u devijuan në qytete të tjera.

Shumica e tyre u dërguan në aeroportet e Seviljes, Almerias dhe Granadës, megjithëse dy u devijuan në Alicante dhe një në Madrid.

Vendasve dhe turistëve u është këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kërkojnë vende më të larta nëse ndodhen në një zonë të prirur ndaj përmbytjeve.

Çrregullimi i motit vjen disa javë pasi Stuhia Alice shkaktoi përmbytje shkatërruese të menjëhershme në Spanjë, ndërsa vendi është ende duke u rikuperuar nga përmbytjet vdekjeprurëse që lanë disa të vdekur. /Telegrafi/